E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha OSBE e rëndësishme për Shqipërinë

21/10/2004  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha takoi në selinë e OSBE-së, së bashku me kryetarët e partive të opozitës, Ministrin e Jashtëm të Bullgarisë Sollomon Pasi. Në këtë trakim u diskutua mbi problemet në Shqipërisë dhe rolin e OSBE-së. Në takim Berisha theksoi se problemet me të cilat përballet Shqipëria është mungesa e shtetit ligjor, e zgjedhjeve të lira e të ndershme, korrupsioni, krimi i organizuar që sipas tij është i lidhur me qeveritarët. "Zgjedhjet e lira nuk zhvillohen sepse kryeministri dhe ministrat e tij mbrojnë interesat e tyre të ekonomisë kriminale, korrupsioni nuk luftohet jo se Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe shërbimet e luftës kundër korrupsionit nuk informojnë, por sepse kryeministri është shtylla kryesore mbrojtëse e tij", tha Berisha na takim. Për partinë Demokratike OSBE-ja ka dhënë një kontribut të madh dhe pozitiv në Shqipëri, ndaj Berisha është shprehur se është i bindur se prania e OSBE-së është shumë e rëndësishme dhe "rruga më e mirë për të lehtësuar këtë prani siç dëshiron qeveria do të ishte zbatimi me korrektësi i ligjeve nga qeveritarët dhe zyrtarët shqiptarë, të cilët kanë në këtë aspekt një prej rekordeve më të këqia". Për kreun e PD-së fokusimi i OSBE-së në zgjedhjet e ardhshme sikur deri tani, do të ishte e një rëndësie parësore për të ardhmen e vendit dhe standarteve të tij. Ndaj Berisha theksoi se do të bëjë çdo përpjekje që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme dhe në rast se do të faktohen të tilla nga komuniteti ndërkomëbtar, cilido që të jetë rezultati i tyre do të pranohen. Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Passi falenderoi Berishën për ekspozenë dhe e siguroi se OSBE-ja do të japë cdo ndihmesë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhëshme, të cilat kanë një rëndësi të veçantë për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›