Trëndafila, qirinj e lot nga bashkëmoshatarët e Siborës. Rruga Oqean St., kujton Anitën, nënën dhe vajzën e saj
21/10/2004
ARROCHAR-STATEN ISLAND NY - Nxënësit e shkollës fillore PS -R , Staten Island, e filluan dje herët në mëngjes orën e parë të mësimit, me një minutë heshtje. Ndërsa një lutje korale sipas traditës së shkollës amerikane në kujtim të shoqes së tyre, e cila humbi jetën nga një aksident tragjik, doli nga goja e çdo nxënësi. Te klasa e parë, pikërisht mbi bankën aty ku tre ditë më parë, ka ndenjur Sibora Bitri - Parpaniku, nxënësja e kësaj klase, ishte vendosur një fotografi, një tuf me trandafila dhe disa qirinj të ndezur si dhe një "baby doll". Ndërsa klasa këndonte një lutje "Even before we call on Your name to ask You, O God...You hear our prayer...”, dy shoqet e Ninit, ashtu siç i thërrisnin atë shokët e shoqet, kishin ulur kokat e qanin në heshtja, na tha mësuesja e kësaj klase, Kety Mayer.
Rruga Oqean St., lot për Anitën, nënën dhe vajzën e saj
Pas shkollës dje gjithçka gjatë gjithë ditës, pothuajse kishte kaluar vëmendjen pranë shtëpisë, në rrugën Oqean St., aty ku miq dhe dashamirës të këngëtarës shqiptare Anita Bitri, vendosnin njëri pas tjetrit buqeta me trëndafila të freskëta, ndiznin qirinjë, qanin e luteshin. Kjo pamje zije, e shoqëruar kudo me një hije të rëndë dhembjeje, u përcoll më pas deri në mbrëmje, në shtëpinë mortore "A. Azzara Funeral Home", në rrugën "Sand Lane" në Staten Island, shumë pranë shtëpisë së saj.
Muzikantë, këngëtarë, admirues të këngëtares, miq, shok e shoqe, fqinjët, grupe nxënësish me prindërit, në shenjë nderimi për artisten e njohur, vendosin edhe këtu tufa me lule, luten sipas ritit fetar, për këngëtaren shqiptare Anita Bitri, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me të ëmën e vajzën e saj e 9-vjeçare.
Fondet e mbeldhura në ndihmë të kthimit në atdhe të trupave
Shqiptarët e Nju Jorkut të shtunën nderime për tre gjeneratat
Një grup intelektualësh, në bashkëpunim me të afërmit, Enverin, Aleksandrin e vëllanë e Anitës, miq dhe shok, do të organizojnë ceremonin mortore. Pedagogët shqiptarë të kolegjit "BramsonOrt" Qemal e Kozeta Zylo, duke njoftuar me keqardhje të madhe, komunitetin shqiptar për humbjen tragjike të PopStarit shqiptar Anita Bitri, engjëllit të saj të vogël, Sibora, dhe nënës së saj, thonë se homazhet do të bëhen të shoqëruar me një koncert recital, ku janë të ftuar të gjithë artistët e komunitetit të shtunën në orën 4 mbasdite. Ata kanë bërë thirrje (në Tel: 917 209 - 8150), të gjithë shqiptarëve në Nju Jork e rrethinë, që të bashkohen në këtë fatkeqësi të madhe që ndodhi në komunitetin shqiptar, për t'i dhënë nderimet e duhura, tre gjeneratave shqiptare.
Homazhet dhe koncerti do të mbahen në adresën 6501 - 6th Avenue në Kishën "First Evangelical Free Church" në Brooklyn
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, masa të rrepta për përdorimin e gazit
“Gjoba për familjet që nuk vendosin sinjalizuesit e ndotjes nga gazi”
Shkaku i rrjedhjes së monoksidit të karbonit, i cili solli vdekejn e trefishtë dhe shuajti jetën e tre brezave, është me të vërtetë një mister i fshehur brenda një shiriti të verdhë të vendosur nga policia si "gardh" që ka rrethua shtëpinë, ku nuk dëgjohet "as miza"
Të gjitha të përditshmet njujorkeze e amerikane, pa përjashtim,e kanë pasqyruar ngjarjen me artikuj të zgjeruar e ilustruar me fotot e këngëtares shqiptare Anita Bitri dhe të së bijës Siborës, marr pas tragjedisë ku humbi jetën familja Bitri. Të gjitha, pothuaj citojnë se hetimet, lidhen me punimet rinovuese të banesës gjatë muajve të fundit, bërë nga një kompani "klandestine" jo e regjistruar në goverment.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Anita Bitri, vajza e saj 9-vjeçare dhe mamaja e saj 60- vjeçare, shkruajnë ato, u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre, në rrugën Oqean, të martën në mëngjes, viktima të helmimit prej monoksidit të karbonit.
Vdekja e tyre ka nxitur autoritete njujorkeze dhe vetë majorin e Nju Jorkut, Majkel Blumberg, të dalë në konferencë shtypi dje, e të thotë, se pas kësaj tragjedie, erdhi radha kur njujorkezët do të ndezin edhe ngrohësit e tyre kundër të ftohtit të parë të sezonit. “Mirëpo, tha Blumberg, paksa dy javë, para se të vinte në fuqi një ligj i parashikuar për qytetin, i cili detyron vendosjen nëpër banesa të (dedektorëve) sinjalizuesve të monoksidit të karbonit, ato do të vendosen në çdo shtëpi prej sot menjëherë. Ajo shtëpi, që do të gjendet pa sinjalizues do të gjobitet rëndë”, tha majori i qytetit, Majkëll Blumberg.
Specialistët: Vdekja nga asfiksimi i monoksidit të karbonit
Paraprakisht, ekspertët dhe hetimet e para të policisë njujorkeze, megjithse nuk ka nxjerr ende ndonjë një raport zyrtar, kanë sqaruar në mediumet e ndryshme, se shkak i vdekjes ka qenë asfiksimi nga mbiniveli monoksidi i karbonit.
Shefi Tomas Haring, specialist i njohur i këtyre problemeve në Nju Jork, ka thënë se me këtë nivel të monoksidit të karbonit, mbi 100, mjaftojnë vetëm disa frymëmarrje për të humbur ndjenjat e mbetur vdekur në vend.
Shkaku i rrjedhjes së monoksidit të karbonit, i cili solli vdekejn e trefishtë dhe shuajti jetën e tre brezave, është me të vërtetë një mister i fshehur brenda një shiriti të verdhë të vendosur nga policia si "gardh" që ka rrethur shtëpinë, ku nuk dëgjohet "as miza".
Shtëpia, ku e ëma dhe e bija po flinin në dhomën e sipërme të gjumit, gjendej e ndotur në një nivel shumë më të lartë me monoksid karboni, 7 deri 9 herë më shumë që do t'i detyronte zjarrfikësit të urdhëronin për evakuim të njerëzve në raste të tilla. Disa të tjerë thonë se shkaku i saktë rrjedhjes se monoksidit të karbonit është ende nën hetim, lidhur me punimet rinovuese të banesës gjatë muajve të fundit, pasi një punonjës i këtyre punimeve thuhet se kërkohet tani pas tragjedisë nga policia. Fakt është se daljet e kaldajës në bodrum kanë qenë mbuluar me qese plastike për ta mbajtur jashtë lagështirën.
Sali Berisha ngushëllon familjarët e këngëtares së njohur
“Vdekja e Anitës, humbje tmerrësisht e dhimshme”
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka përcjellë ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e këngëtares së njohur shqiptare Anita Bitri.
Në telegramin e tij, ju shkruan familjarëve se, “lajmi i vdekjes tragjike të Anitës, vajzës së saj engjëll dhe nënës së saj, më ka pikëlluar thellë mua, bashkëshorten, fëmijët e mi, si dhe të gjithë demokratët dhe shqiptarët, që prisnin me admirim dhe dashuri rikthimin e saj”.
Më tej, në telegramin e kryetarit të PD thuhet se, “vdekja e Anitës, vajzës dhe nënës së saj, janë një humbje tmerrësisht e dhimbshme jo vetëm për familjen tuaj, por për tërë botën kulturore, shpirtërore tonën, publikun artdashës, që po priste me padurim albumin e saj të ri, rikthimin e saj në skenën shqiptare”.
Në fund të telegramit, drejtuar familjarëve dhe të afërmve të këngëtares së njohur Anita Bitri, Berisha shkruan se, “duke ndarë me ju pikëllimin e thellë dhe zinë për këtë humbje të madhe, i lutem Zotit që shpirti i Anitës, vajzës së saj engjëll dhe nënës së saj, të gjejnë paqen e merituar dhe ju të gjeni forcën për të përballuar këtë dhimbje dhe humbje të pazëvendësueshme”.
Limoz Dizdari sensibilizon deputetët shqiptarë
Qeveria të mundëosjë kthimin e turpave ë atdhe
Deputeti Limoz Dizdari në një deklaratë të lexuar në parlament, ka kërkuar që qeveria të çlirojë një fond nga buxheti i shtetit për të mundësuar kthimin e trupit të këngëtares Anita Bitri në Shqipëri.
Sipas tij, “Bitri ishte një nga zërat më të bukur të Vlorës, ndaj ajo meriton një vëmendje më të madhe nga shteti shqiptar”.
Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Limoz Dizdari ka dhënë ngushëllimet familjes Bitri, duke shprehur dhe dhembjen për humbjen e madhe. Deklarata e Dizdarit është mbështetur nga të gjithë deputetët në parlament, ndërsa është kërkuar ndërhyrja sa më e shpejtë e qeverisë si me fonde ashtu dhe me anë të diplomacisë.