E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Obelisk në Tiranë për viktimat e komunizmit

23-08-2012 / Gazeta 55

Përmendorja, nderim për ata të cilët u ekzekutuan pa gjyqe, për shkak të bindjeve të tyre politike
 
Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje nga ministri i Kulturës, Aldo Bumçi që të përcaktojë vendin në Tiranë, për ndërtimin e Obeliskut të viktimave të komunizmit, nëpërmjet një konkursi ndërkombëtar. Kreu i qeverisë tha se përmendorja do të jetë nderim për ata të cilët u ekzekutuan pa gjyqe, për shkak të bindjeve të tyre politike dhe besimit tek liria. “Të bëhet një konkurs ndërkombëtar për këtë, sepse, në qoftë se ka një komb që duhet të shprehë shkallën më maksimale të përkushtimit për këtë nderim, jemi ne, që patëm faturën më të madhe, terrorin më të thellë. Unë e di që ju po punoni, por ky proces duhet të shpejtohet, të përcaktohet një vend dhe një përmendore në nderim të atyre që u ekzekutuan pa gjyqe, që u burgosën, u internuan për bindje politike dhe që janë një numër shumë i madh i popullatës”, tha ai.
Berisha theksoi se obelisku duhet të jetë produkt i studiove prestigjioze, në respekt të kujtesës kombëtare.
“Obelisku, duhet të jetë produkt i studiove më të mira botërore. Ne duhet ta ngremë atë, në respekt të tyre dhe të kujtesës kombëtare”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›