E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftesë Clark për të vizituar Kosovën

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës-Miqtë e Bill Klintonit”, Agim Rexhepi, ka thënë të shtunën në një konferencë për media, se vizita e gjeneralit Clark pritet të bëhet më 24 mars, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave ushtarake serbe.Ai gjithashtu bëri të ditur se që nga java e ardhshme do të fillojë grumbullimi i mjeteve për rregullimin e sheshit “Bill Klinton”. Sipas Rexhepit, parashihet që për rregullimin e këtij projekti nevojiten rreth 30 mijë euro, mjete këto të cilat do të transferohen në Bankën Raiffeisen, përkatësisht në konton e shoqatës.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›