Berisha: Oketa hyri si brez i ri, u largua si Namik Dokle
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për largimin e Gazmend Oketës nga grupi parlamentar. Berisha u shpreh se nuk ka pasur asnjë pengesë që Oketa të ngrinte probleme në mbledhjet e grupit. Kreu i qeverisë deklaroi se deputeti i qarkut të Durrësit u bë kurban i Bamir Topit siç ndodhin në rastin e Namik Dokles në vitin 1991 që votoi për Ramiz Alinë.
Lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri, Berisha përsëriti se maxhoranca do të ketë kandidatin e saj. Në këtë prizëm ai tha se zgjedhja e presidentit përcaktohet qartë në Kushtetutë dhe partitë bëjnë propozimet.
Sa i takon cënimit të marrëveshjes PD-PS, Berisha u shpreh se opozita po synon bllokimin e qeverisë. Gjithashtu kreu i qeverisë nënvizoi se kompromisi nuk nënkupton miratimin e çdo propozimi të PS-së.
Berisha tha se Shqipëria me këtë sjellje të opozitës nuk do mund të marrë statusin kandidat as për këtë vit. Madje, kreu i qeverisë shtoi se bllokimi i reformave në nisura pas kompromisit PD-PS u bllokuan qëllimisht në një kohë kur në Bruksel pritet vlerësimi për procesin e integrimit për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Zgjidhjen e vetme tha Berisha do ta japin shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentar.
Për partinë që Presidenti Bamir Topi pritet të krijojë, Berisha shprehur moskokëçarje duke thënë se për partinë pritet të krijohet nuk do të votojë as vëllai i Topi.
Oketa?
Në memorien time deputeti Oketa as tani as në kohën kur ka qenë në funksione më të larta në qeveri nuk ka ngritur qoftë dhe një problem të vetëm në mbledhjen e grupit të PD-së. Të besoj unë se ish-ministri i mbrojtjes ishte frikacak të ngrinte çështje në mbledhje të grupit parlamentar. Kjo nuk më konvenon me problematikën. Oketa ka marr pjesë rregullisht deri në shtstor apo tetor dhe nuk ka ngritur ndonjëherë as edhe një problem. Shkaqet të këtij divorci duhet ti kërkojmë tjetër kund, investigoni. Oketa nuk duhet tia bënte vetës së tij. Hyri si brez i ri dhe u largua si Namik Dokle.
Presidenti?
Jemi te hapur të diskutojmë me faktorë parlamentar për kandidaturat. Kemi të bëjmë me një përshtatje që u bë në Kushtetuan e Shqipërisë me atë model të zgjedhjes së presidenti që nuk ndërhyn në zgjedhjet periodike. Do jetë kandidat i mazhorancës. Ne mirëpresim votat e PS-së sikundër Rama është i ftuar të paraqes kandidatin e tij. Nuk do jetë proces konfrontues por kushtetues. Emri do të dal kur e përcakton Kushtetuta.
Kompromisi PD-PS
Blloku është vetëm bllokim. Çunat e bllokut nuk kanë parim tjetër përveç bllokimit është shumë interesant lidhja e qëndrimit të tyre me bllokun, me nocionin e etërve të tyre. Kompromisi nuk është diktat, por punë e përbashkët, do ketë kompromisi, lëshime dhe kundërshtime. Doli dhe denoncoi bllokimin në një kohë që nuk kishte asnjë amendament që rrëzuar nga ne. Muaj të tërë kërkon ndryshime të rregullores së parlament që nuk kisha ndërmend ti pranoja edhe për të paktën 30 vite pasi ishin marrëzira. Ai e shef se më parë mund të gjej një eskimez në shkretëtirë se sa të bëhet kryeministër i Shqipërisë ndaj edhe kërkon të bllokojë vetëm me ligje.
Për të prishur edhe atë kompromis që arritëm sollën amendamentin e dënimit kolektiv. Kjo simbolizon psikologjinë më të errët të njeriut. Nuk mund ta pranojmë kurrë. Nuk e ka askush në botë as Koreja e Veriut. Të dënojmë falsifikatorin e statistikave, ka jo një por disa nene të dënon falsifikimin. Por ku qëndron problemi. Statistikat në të gjithë botën kanë relativitetin e tyre. Ka problem madhor me aritmetikën. Ai thotë një milion të papunë. Thotë 95% e shqiptarëve janë të varfër ndërsa Banka Botërore thotë se 12% janë të varfër. Pavarësisht se gjysma e shqiptarëve kanë nga dy shtëpi. Kur u bëra kryeministër kishte 23 institucion në varësi të kryeministrit, kam hequr 12. Janë disa që nuk i heq sepse… po marr INSTAT, desha ta dërgon tek Financat kanë kundërshtuar partnerët tanë. Sepse ministria e Financave vetë është burim”.
Aleanca Kuqezi?
Për Aleancën Kuqezi, Berisha nuk pranoi të fliste duke u mjaftuar me dy fjalë: Portokalli apo Faqezi
Topi?
Partia që votojë për Edi Ramën. Edhe Flamuri ka votuar për ne dhe do të votojë për mua. Shko e pyete. Merre në telefon po nuk të tha që kam votuar dhe do të votoj për Sali Berishën. Është vëllai i madh i tij. Kjo i përmbledh të gjitha.
Integrimi?
U bllokuan papritmas të gjitha reformat se këtë janë mbahet mbledhjen e ministrave të jashtëm në Bruksel. Ma kanë thënë shumë herë si ka mundësi që ky njeri i bën vendit këtë që i bën. Si pranon vendi që të ndëshkohet prej një njeriu. Këtë javë do të bëhet analiza për të gjithw vendet e Ballkanit Perëndimor. Zgjidhje tjetër përveç zgjedhjet të 2013 unë nuk shoh. U përket atyre ta zgjidhin në mënyrë më të vendosur.
Paga dhe pensionit
Me 1 korrik do të merret vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve. Do vij viti 2013, shqiptarët do të japin verdiktin përfundimtar ndaj bllokimit. Pastaj do këtë mundësi për shqyrtimin e një reforme të pensioneve.
Gazsjellësi trans-atlantik?
Nuk mund të them, çfarë kemi pasur ne mundësi ne nuk kemi kursyer 6 vite me radhë. Në rast se përzgjidhet TAB jemi të vendosur të plotësojmë çdo kusht të kësaj marrëveshje shumë paleshe. Ne këtu jemi një segment i vogël i një tregu shumë të madh. Lidhur apo pa lidhur me TAB projekti ynë më madho për mandatin që vjen është gazifikimin i Shqipërisë. Çka do të thotë ndryshim cilësor për jetën e shqiptarëve për aq sa ka peshë ngrohja dhe gatimit. Po përgatitemi për të bërë masterplanin.
Kosova?
Marrëveshja është i një rëndësie madhore për Kosovën. Nuk them se aty nuk u bë një kompromis. Një kompromis nga të dy palët. Por të jemi të drejtë kompromisi është bërë për të njëjtin qëllim, për rrugën evropiane. Kosova pranojë fusnotë dhe nuk e pranojë vetëm për marrëdhënie biletarale me Serbinë. Pranojë fusnotën pasi 5 vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj dhe pa votën e dytë rruga për në BE është e pamundur. Edhe Serbia për të larë duar në fusnotë kërkonte rezolutën 1244, e cila nga vetë thelbi i marrëveshjes është rrëzuar katër cipërisht. Rezoluta ka patur vetëm një nen që funksionet që Kosova përfaqësohej nga UNMIK. Me marrëveshjen Kosova përfaqësohet nga përfaqësuesit e popullit të saj.
* * *
Berisha: Kombi shqiptar nuk lufton më për mbijetesë por sheh nga e ardhmja
Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha ka pritur sot në një takim Kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedajn. Në takimin e tyre është diskutuar edhe marrëveshja e fundit e arritur mes Beogradit dhe Prishtinës. Dedaj është shprehur se e sheh me optimizëm marrëveshjen e re mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa Berisha duke përshëndetur marrëveshjen ka theksuar se ajo mundëson përfaqësimin e Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe Evropian si shtet dhe vend i pavarur.
Gjithashtu gjatë këtij takimi kryeministri i Shqipërisë është shprehur se tashmë, ne jemi një komb, i cili e ka kaluar mbijetesën dhe ecën i sigurt drejt së ardhmes.
/F.Stafa/