E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, hapet rruga e fundit e dëborës

Është hapur rruga e fundit nacionale në qarkun e Kukësit pas reshjeve të mëdha të dëborës që përfshinë këtë rajon, duke e izoluar atë për një muaj. Rruga e Rinisë ose siç njihet rruga Kukës-Dibër, më në fund është e hapur në drejtim të Draj-Reçit, duke lidhur kështu Kukësin me Dibrën dhe fshatrat që ndodhen përgjatë luginës së Drinit të Zi. Rruga kishte hasur këto ditë vështirësi në fshatin Skavicë, ku trashësia e dëborës arrinte në 5 metra në disa pika kritike. Një fadromë ka mundësuar largimin e dëborës, ndërkohë që kjo rrugë sërish ka problem se shtrihet në një terren shumë të vështirë. Probleme të shumta po shfaq dhe rruga nacionale Kukës-Krumë, e cila është në një gjendje shumë të keqe. Pas shkrirjes së dëborës në këtë aks rrugor janë krijuar gropa të mëdha me baltë dhe gurë, pasi me parë ishte hapur traseja dhe shtruar bazamenti për bërjen e saj me dy kalime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›