E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita eshte kthyer ne nje force anti-treg po ben gjithcka kunder reformave

01-10-2010 / Gazeta 55

Deklarata e kryeministrit

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje ne Kuvend se opozita shqiptare eshte kthyer ne nje force antitreg. Duke iu pergjigjur akuzave te opozites per instalimin e kasave fiskale Berisha tha se PS po ben gjithcka per te bllokuar reformat ekonomike ne treg. Sipas kryeministrit po ti hedhim nje veshtrim qendrimeve te opozites gjate koheve te fundit te ngjall keqardhje te thelle fakti se si kreret e saj e katandisen kete force kryesore opozitare ne nje force kryekeput antitreg ne nje force politike qe tregun e veshtron me dylbine e 20 perqindeshit. Kreu i qeverise solli ne vemendje se kriter baze per Partine Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Rama eshte afera e 20 per qindeshit.
Me kete dua te them se ju nuk jeni gjithe te perziere me lepurin ndonese disa nga ju jane prekur nga lepuri. Nuk mund te imagjinoj nje qendrim te tille sepse kam konstatuar se qendrimi juaj eshte i pandryshueshem nga spektri politik. Ju i merrni mbare biznesmene te majte dhe te djathte. Nga kjo del se 20 per qind eshte kriteri juaj themelor. Ju keni nje muaj qe cdo dite si megafon trumbetoni se kompanite qe vene kasat qenkan te djathta. Ju sulmuat ekspoziten per faktin e vetem se zoti Mata rastisi i majte dhe i vuri kufirin tek thana lepurit tuaj. Ju e dini sa here i ka shkuar lepuri atij per te kerkuar 20 per qind. Dhe kur ai tha lepurit largohu se nuk kam nevoje per ty ju i versuleni ne kete menyre. 20 per qind eshte bere kriter dhe ne qofte se nuk ua japin ate ju u beni gjyqin publik biznesmeneve tha Berisha.
Shefi i ekzekutivit i kujtoi opozites se nese konstaton spekulime ne procesin pajisjes me kasa atehere ajo ka te drejten legjitime te kontrolloje gjithcka duke luajtur rolin e vertete si opozite e nje vendi te lire dhe demokratik.
Ne se ju konstatoni se ka spekulime atehere mund te kontrolloni cdo gje. Ju kerkoni te bllokoni reformen e modernitetit njelloj sic kerkuat te bllokoni dokumentet e identitetit te biznesit. Ju beni gjithe keto zhurma per te mbuluar pallatet 35 kateshe te lepurit me kasa dhe taksimetra. Kete nuk e beni dot kurre. Beteja me te eshte beteje e humbur. Une e di qe disa prej jush ju ka prekur lepuri. Kjo eshte e vertetuar me dokumente. Nxirreni lepurin dergojeni ku e ka vendin dhe pastaj qetesohuni shpirterisht. Mos kundershtoni gjithcka qe lehteson biznesin. Ju arrini deri tek absurdi te votoni kunder marreveshjes financiare. Sigurisht se kur jeton vete ne vila e nderton pallate nuk te bie nder mend se ku jetojne te tjeret e se cbehet me rruge e rrugica se vete ai ia mbath me avion per pushime deklaroi me tej kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›