Fakti/PS ne eren e Rames histori me kushte e ultimatume
Aksionet politike te socialisteve jane shnderruar ne aksione kushtesh dhe ultimatumesh drejtuar mazhorances qeverisese. Nje vit me pare ne prag te zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit 2009 te majtet kercenonin te mos hynin ne proces duke perdorur si alibi kartat e identitetit. Qeveria u akuzua jo pak here se po vinte ne rrezik zgjedhjet pasi sipas selise roze po linte pa karta pjesen derrmuese te votuesve. Por hamendesimet e selise roze rezultuan te ishin te paverteta gje qe u konstatua menjehere pas procesit kur asnje prej eksponenteve te majte nuk denoncoi qofte dhe nje rast te vetem qytetari pa karte identiteti. Edhe pse deshtoi me kete argument kreu i socialisteve prodhoi pas zgjedhjeve nje tjeter beteje kushtesh e ultimatumesh qe dhe disa prej perfaqesuesve kryesore te selise roze e pane si justifikimin e Rames per te mos njohur humbjen ne zgjedhje si dhe mbajtur me cdo kusht drejtimin e partise. Rama vendos te mos lere grupin e tij parlamentar te hyje ne kuvend pa hapur kutite e votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit.
Ky kusht do ti vihej mazhorances dhe kur Rama do te artikulonte ultimatumin 10 ditor per qeverine ne nentor te 2009 ndryshe vendi do te shkonte drejt zgjedhjeve te parakohshme. U provua shpejt se rezistenca me protesta e socialisteve do te ishte jo shume e forte megjithate opozita vijonte te qendronte jashte kuvendit. Dhe si kusht per te hyre do te ishin serish kutite e votimit. Madje Rama tregoi se mund te vinte kushte dhe kur behej fjala per debatet me kundershtarin e tij politik. Shmangien nga debati publik nuk hezitoi ta lidhe me refrenin e njohur mbi hapjen e kutive.
Ky ishte i vetmi rast ku Rama nuk cedoi nga vendimi dhe me gjithe sfiden disa here publike te kryeministrit nuk pranoi debatin mediak me te. Gje qe nuk ndodhi me kuvendin. Ne prag te skadimit kushtetues te mandateve dhe fale presionit qe i vinte nga grupi parlamentar Rama vendos te harroje per nje moment kutite dhe te fuse deputetet e tij ne kuvend. Kur u mendua se aksioni politik i socialisteve do te perqendrohej ne kuvend kryetari i PS ben nje tjeter levizje te paparashikuar ate te futjes ne greve urie. Dalja nga greva dhe ndalja e protestave do te vareshin sic deklaronte kryetari i PS prej hapjes se kutive.
Ne 19 maj socialistet braktisin greven e urise edhe pse kutite si kusht i vendosur prej tyre njeheresh i panegociueshem nuk u hapen. Por kjo nuk e ndali aspak kryetarin e PS qe ne emer te aksioneve te deshtuara njera pas tjetres te provonte serish te kercenonte por tashme me fatin e levizjes pa viza te qytetareve shqiptare. Ne qershor 2010 do te merrej nje vendim historik per shqiptaret propozimi per liberalizim por kjo nuk pengoi Ramen te thoshte se pa marreveshje me mazhorancen nuk ka viza.
Se fundmi politika roze ka prodhuar nje tjeter kusht qe ve ne loje fatin e gjykatave administrative. Por me kete kusht PS sfidoi jo vetem mazhorancen por dhe SHBA partnerin kryesor te qeverise ne procesin e hartimit te legjislacionit sikurse venies ne funksion te gjykatave administrative. Madje me kete kusht PS sfidoi po aq qytetaret dhe biznesin perfituesit e drejtperdrejte nga miratimi i ketij ligji qe kerkon shumice te cilesuar. Por a duhet marre Edi Rama seriozisht kete radhe Nese i referohemi kurikulumit te aksioneve te tij politike duhet vetem te presim sprapsjen e radhes por dhe kushtin e ri me alibi te njejte kutite e votimit.