Solidariteti ne periudhen e pluralizmit
Solidariteti ka rendesi te jashtezakonshme ne shoqerite demokratike sepse ne te kunderten ato do te shkaterroheshin. Keto shoqeri nuk mund te funksionojne pa nje nivel te caktuar te besimit te ndersjelle apo pa ndjenjen e individeve se pjesetaret e tjere te shoqerise nuk i kane braktisur. Ka shume njerez qe individualizmin aktual e konsiderojne si kercenimin me te madh per solidaritetin. Mirepo nje gje e tille eshte e lidhur ngushte me uljen e ndjenjes per identitet te perbashket.
Mbase nuk eshte e rastesishme se shtetet me te suksesshme evropiane ne aspektin e mireqenies jane krijuar ne Skandinavine homogjene ne aspektin etnik. Njerezit ne keto shtete e kishin ndjenjen se mund ti kuptonin fqinjet e tyre e bashkevendesit dhe se me ta kishin nje lidhje te ngushte.
Sfida aktuale eshte qe te ruhet kjo ndjenje e solidaritetit midis popullatave te ndryshme. Ekzistojne dy menyra per ta arritur nje gje te tille. Njera eshte kthimi ne modelet e vjetra te solidaritetit. Identiteti francez per shembull bazohet ne llojin unik te sekularizmit republikan te ketij shteti te njohur si laicizem. Mirepo perpjekjet e Frances per solidaritet duke insistuar ne laicizem si dhe duke lene anash imigrantet myslimane jane joefektive dhe kunderproduktive per shkak se ato nuk ua japin nje pjese te shoqerise ndjenjen e te qenit pjese e nje shteti.
Nje menyre tjeter per ruajtjen e solidaritetit eshte qe te ridefinohet identiteti. Te gjitha shoqerite demokratike sot perballen me ridefinimin e identitetit te tyre ne raport me disa elemente te jashtme si dhe te brendshme. Ta marrim parasysh ndikimin e levizjeve feministe neper Perendim. Keta nuk jane njerez qe kane ardhur prej jashte shteteve te tyre. Fjala eshte per njerez te cileve ne disa menyra u ka munguar shtetesia e plote te cilen e kane kerkuar. Ata keshtu e kane ridefinuar rendin politik.
Sot detyra kryesore eshte qe te largohet frika se traditat tona po vihen ne rrezik tu shtrihet dora njerezve qe po vijne ne vendet tona nga shtetet e tjera si dhe te gjendet nje menyre per rikrijimin e etikes sone politike rreth bazes se te drejtave te njeriut barazise mungeses se diskriminimit dhe demokracise. Po qe se ia dalim atehere mund ta krijojme nje ndjenje se ne jemi te bashkuar ndonese arsyet tona per ta besuar nje gje te tille mund ta ndryshojne.
Mirepo rritja e individualizmit ne shume shtete ndash perqendrimit mbi ambiciet dhe mireqenien vetjake ndash eshte duke paraqitur pengese te madhe drejt realizimit te vizionit te tille. Eumlshte e vertete se mungesa e ndjenjes se solidaritetit tek shume njerez ndash tmerresisht evidente ne debatin per sistemin shendetesor ne SHBA ndash eshte duke e vene ne rrezik bazen e asaj se cfare paraqet nje shoqeri moderne demokratike.
Ndjenja e solidaritetit tek shoqeria mund te ruhet po qe se te gjitha grupet shpirterore te saj i kthehet ndjenjes se perkushtimit po qe se te krishteret e marrin solidaritetin si baze te krishterimit myslimanet e marrin si baze te islamit dhe po qe se grupet e ndryshme filozofike i japin hapesiren me te madhe ne filozofite e tyre. Feja siguron nje baze te fuqishme per solidaritet dhe margjinalizimi i saj do te ishte gabim i madh.
Shoqerite demokratike te ndryshme midis vete vihen ne fuqi nga motore te ndryshem te perkushtimit drejt nje etike te perbashket. Ato nuk ben ti humbasin keta motore dhe shpresen per mbajtjen e nje bashkesie politike.
Historikisht etika politike e shoqerive besimtare eshte themeluar mbi nje baze te vetme. Ne Evrope shoqeri te ndryshme laike jane munduar qe ne menyra kreative te ngrihen nga germadhat e themeleve te krishterimit mirepo ato e kane bere te njejtin gabim ne nje menyre tjeter me njefare insistimi mbi qytetarine.
Gabimet e tilla nuk mund te perseriten me. Sot jemi duke jetuar ne nje gjendje te cilen nuk e kemi perjetuar me pare. Perballemi me nje sfide te paprecedence ne historine e njerezimit krijimin e nje etike te fuqishme politike te solidaritetit te bazuar ne pranine dhe pranimin e qendrimeve te ndryshme.
Nje gje e tille mund te arrihet vetem po qe se perfshihemi ne debat me njeri-tjetrin me qellim te krijimit te respektit te ndersjelle per keto qendrime te kunderta. Avancimi i islamofobise ne Evrope dhe SHBA qe perfshin perpjekjet per reduktimin e historise komplekse dhe te pasur te islamit ne slogane te pakta demagogjike eshte nje marrezi e skajshme te cilen jane duke e bere shoqerite demokratike.
Mirepo nje gje e tille vlen edhe per qendrimet perbuzese per te tjeret. Shoqerite tona do te mbesin te bashkuara vetem po qe se ne flasim me njeri-tjetrin me sinqeritet duke rikrijuar ne kete menyre nje ndjenje te perbashket te solidaritetit qe nuk perfill rrenjet tona te ndryshme.
Autori eshte profesor emeritus ne Universitetin McGill ne Montreal dhe bashkepunetor i perhershem ne Institutin per Shkencat Humane ne Vjene. Ky veshtrim eshte shkruar per rrjetin e gazetarise boterore Project Sindycate