E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Atentat ndaj biznesit dhe financimeve te SHBA

01-10-2010 / Gazeta 55

Kuvend opozita braktis sallen

Kryeministri pohon se shkak i mos votimit te ligjit per Gjykatat Administrative eshte se kryebashkiaku Edi Rama nuk do qe dora e rende mbi biznesit te pengohet nga ligji duke qene se mbi 80 per qind e biznesit shqiptar eshte ne varesi te pushtetit vendor

Opozita braktisi dje sallen e Kuvendit duke mos dhene keshtu konsensusin e pritur per miratimin e ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative. Vendimi i dy diteve me pare i grupit parlamentar socialist per te kushtezuar aprovimin e projektligjit me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit u formalizua plotesisht dje permes aktit te turpshem te bojkotimit te kuvendit. Pas diskutimeve disa oresh mes mazhorances dhe opozites keta te fundit vendosen te dalin nga salla ne menyre te pajustifikueshme dhe duke bllokuar perfundimisht miratimin e ligjit i cili kerkon te shumice te cilesuar prej 84 votash.
I menjehershem ishte reagimi i kryeministrit Sali Berisha i cili e quajti kete veprim si te ulet dhe njeherazi si nje atentat qe i behet biznesit dhe projekteve te financuara nga SHBA.
Sipas kryeministrit Berisha opozita nxjerr pretekste per hetim te zgjedhjeve pasi kjo nuk eshte ceshtja qe u intereson por interesi qendron vetem tek 20-shi i pallateve qe ndertohen ne Tirane nen firmen e Edi Rames.
Ligji per gjykaten administrative eshte ne interesin jetik te mbi 130 mije te bizneseve shqiptare. Eumlshte ne interesin jetik te mbare qytetareve te vendit per zgjidhjen e problemeve dhe te kundershtive administrative. Gjykata administrative kaq shume e pritur dhe e kerkuar nga biznesi perben njekohesisht instrumentin me te sigurt te mbrojtjes nga arbitraritet e administrates qofte qendrore apo lokale. Po mbani nje qendrim te papranueshem dhe kjo eshte nje marrezi e vertete. Biznesi eshte ne kahe jo-partiake ne keto procese nje sulm i shfrenuar eshte bere i padurueshem nje sulm si ky qe i behet ketu eshte i papranueshem. Zoterinj politika eshte politike biznesi eshte biznes. Largimi i opozites nga salla e Kuvendit eshte nje qendrim i papranueshem. Ligji per Gjykaten Administrative eshte jetik dhe mazhoranca eshte e gatshme qe te shqyrtoje te gjitha verejtjet e opozites ne lidhje me ligjin u shpreh Berisha.
Shefi i ekzekutivit theksoi se shkak i mos votimit te ligjit per Gjykatat Administrative eshte se kryebashkiaku Edi Rama nuk do qe dora e rende mbi biznesit te pengohet nga ligji duke qene se mbi 80 per qind e biznesit shqiptar eshte ne varesi te pushtetit vendor.
Berisha ftoi opoziten qe te sjelle ne Kuvend ndryshimet e saj mbi ligjin per Gjykatat Administrative dhe mazhoranca shprehet e gatshme per ti votuar ato.
Ligji eshte ndertuar me ekspertizen e USAID dhe cdo lloj modifikimi qe opozita do te kerkonte ne do ta votojme. Kete mesazh i kam percjelle vazhdimit kryetarit socialist Edi Rama. Opozita theksoi se ka verejtje nga EURALIUS. Hajdeni ti shqyrtojme te gjitha verejtjet. E mbledhim jashte radhe edhe parlamentin. PS-ja gjen pretekstin se mazhoranca ka kundershtuar projektin e USAID-it. Per nje seri verejtjesh teknike qe ka patur misioni i EURALIU-sit t zoti Rusmajli me zotin Halimi dhe zotin Alibej i kane pranuar ato dhe kane kerkuar qe keto verejtje ti kalojne edhe udheheqjes se Partise Socialiste e cila nuk ka denjuar ti marre dhe ti shqyrtoje. Natyrshem lind pyetja si ka mundesi qe ky ligj nuk votohet. Ky ligj u votua ne komision para zgjedhjeve. Ky ligj u refuzua para zgjedhjeve nga Partia Socialiste. Ky ligj refuzohet pas zgjedhjeve nga Partia Socialiste. E verteta eshte nje dhe vetem nje. Mbi 80 per qind te biznesit shqiptar eshte ne varesi teresisht nga pushteti vendor dhe zoti Edvin Rama nuk do qe administrata e tij te kete kufizime ligjore ne arbitraritetin e qendrimeve te tij ndaj biznesit tha kryeministri.
Kreu i qeverise duke i bere thirrje Edi Rames qe te mos nxije projektet e USAID i kujtoi opozites se projektet e financuara nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane qene nje sukses i vertete dhe se fale tyre Shqiperia ka arritur progres te jashtezakonshem.
Zoterinj duhet te keni te qarte se projektet e USAID keto kater vite por jo vetem ne keto 4 vite por do te thosha ne keto 18 vite kane qene absolutisht projekte te nje suksesi te vertete projekte te cilat kane ndryshuar ne menyre thelbesore kete vend. Ju nuk mund te shpifni per suksesin e tyre nuk mund te nxini suksesin e tyre me asgje. Pasi jane keto projekte qe e kane ngritur Shqiperine ne lartesine e botes per kohen e regjistrimit te biznesit. Jane keto projekte te cilat kane instaluar ne Shqiperi qendren me te suksesshme te lejeve dhe licencave theksoi Berisha.
Kreu i qeverise shprehu edhe njehere garancine e mazhorances se eshte e gatshme te ngreje komisionin hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit por njeherazi shtoi se opozita nuk e kerkon hetimin e zgjedhjeve.
Ju zoterinj drejtohuni Gjykates Kushtetuese ose Strasburgut ku i keni dyert te hapura nuk pretendohet ti japim ultimatum Gjykates Kushtetuese. Jo more zoterinj jemi pushtet legjislativ nuk mund te japim ultimatume kot me kot ne. Gjykatat vendosin. Sot ishte rasti per tu ngritur mbi inate por ju u larguat dhe ndjej keqardhje per largimin e opozites nga salla. Por ju nuk doni hetim sepse ne i kemi ofruar opozites ngritjen e Komisionit Hetimor. Le te nise qe neser hetimi per materialet zgjedhore ne arkiv te tjerat le te digjen. Disa ceshtje duan disa muaj kohe vuri ne dukje kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›