NATO falenderon Shqiperine per kontributin ne Afganistan konfirmohet bashkepunimi i ngushte mes paleve
Berisha-Stavridis Shqiperia e gatshme te rrise pranine ushtarake ne vendin e Azise Qendrore
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje takim me Komandantin e Komandes se Aleances per Operacionet ne Evrope NATO SACEUR Admiralin James G Stavridis
Kjo eshte vizita e pare qe nje komandant suprem ben ne vendin tone pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Kreu i qeverise Berisha gjate nje konference te perbashket per shtyp me gjeneralin e NATO-s Stavridis tha se Shqiperia eshte e perkushtuar ti permbahet te gjitha detyrimeve qe rrjedhin nga te qenurit anetar i Aleances.
Kreu i qeverise theksoi gatishmerine e Shqiperise per te rritur prezencen ushtarake ne Afganistan si dhe dhenien e ndihmave te tjera ne ndertimin e shkollave atje si dhe miratimin e bursave per studentet afgane te cilet do kene mundesi te studiojne ne vendin tone.
E sigurova se qeveria po shqyrton per te rritur prezencen me tej me njesi stervitese ne Afganistan qofte te policise qofte te ushtrise dhe ky eshte nje premtim i bere edhe me me pare nga une si kryeminister qofte Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s ashtu edhe Sekretares Klinton gjate takimit qe kam pasur ne Departamentin e Shtetit dhe per ndihmat e tjera qe ne kemi parashikuar per ndertimin e disa shkollave ne Afganistan dhe nje seri bursash per te rinjte afgan qe te shkollohen ne vendin tone. Shpreha vleresimin me te larte per punen e shkelqyer qe KFOR ka bere ne Kosove sikunder shpreha bindjen time qe KFOR eshte nje faktor i rendesishme stabiliteti dhe paqeje ne rajon tha kryeministri.
Kryeministri Berisha ka shprehur garanci lidhur me ligjin e SHISH i cili sic tha kryeministri do jete brenda standardeve te NATO-s.
Ajo qe mund te them eshte se ligji do te jete brenda standardeve te Aleances se Atlantikut te Veriut kjo eshte e sigurt u shpreh kryeministri Berisha. Ndersa nga ana e tij Admirali Stavridis tha se ligji i SHISH eshte nje ceshtje e brendshme e politikes shqiptare.
Kjo eshte nje ceshtje e brendshme e politikes dhe jashte kompetencave te mia si perfaqesues i NATO tha ai.
Komandanti i Aleances Veri-Atlantike vleresoi angazhimin e Shqiperise si pale e rendesishme ne misionet e NATO-s ne luften globale kunder terrorizimit.
Stavridis vleresoi reformimin e Forcave te Armatosura duke shtuar se me progresin e arritur Shqiperia konfirmohet si nje aleate e denje e NATO-s.
Zoti Kryeminister do doja tju pergezoja per punen e jashtezakonshme qe forcat tuaja kane bere ketu ne Shqiperi. Dhe punen e tyre te jashtezakonshme per punen dhe lehtesimin e katastrofave qe ndodhin. Kudo qe leviz neper aleance dhe ne momentin qe shoh flamurin tuaj te dallueshme dhe krenar jam vertet i lumtur qe Shqiperia eshte pjese e kesaj aleance deklaroi me tej Admirali James Stavridis.