E Shtunë, 31 Tetor 2026

ahet mazhoranca Paulin Sterkaj iken nga PD

TIRAN - Ndersa debati ne skenen politike shqiptare eshte i fokusuar gjithnje e me shume ne numrat qe mbart njeri apo tjetri krah mazhoranca dobesohet duke humbur nje deputet. Levizja e dyte ne kete legjislature pas largimit te deputetit Shpetim Idrizi nga Partia Socialiste erdhi nga Partia Demokratike. Me nje fjalim te shperndare ne media ku mbizoteronin fjalet dialektore deputeti i qarkut te Shkodres Paulin Sterkaj deklaroi largimin e tij nga grupi parlamentar Demokrat. Per disa qe nuk ishin brenda mazhorances vendimi per largimin nga grupi ishte i papritur per disa te tjere qe ishin pjese e Partise Demokratike ky largim pritej. Deputete te Kuvendit te Shqiperise bene dje te ditur per gazeten Shekulli se vendimi i largimit te deputetit demokrat pritej te behej e ditur nga vete Paulin Sterkaj gjate seances se djeshme plenare. Mesohet se per shkak te problemeve qe mbarti ajo seance debateve akuzave dhe kunderakuzave solli qe deputeti i qarkut te Shkodres te nderronte planin per lajmerimin e largimit te tij. Pas punimeve te Kuvendit te Shqiperise ne e-mailet e disa prej gazetareve mberriti nje lajmerim nga vete ish-deputeti demokrat ku thuhej se ishte nje mesazh i rendesishem. Ne dy imazhe te skanuara te cilat ishin pjese e e-mailit te Paulin Sterkaj dhe te firmosura prej tij ajo qe menjehere ra ne sy ishte fjalia e pare ku thuhej Durimi im ka mbaruar. Menjehere pas kesaj fjalie deputeti shkodran sjell ne vemendje shqetesimin e tij lidhur me korrupsionin qeverises duke sqaruar ne kete menyre se pse eshte larguar nga Partia Demokratike. Pas 29 qershorit une kam njohur nje bote ku jam ndjere perdite edhe ma i huaj. Deri ne janar kam shkuar prane elektoratit tim disa dite ne jave. Aq sa njerezit filluan te me thone ste kemi zgjedh me ndejt me ne po me na zgjidh problemet tona. Po si mund tia zgjidhja une problemet malesoreve te mi kur gjithcka ata donin nga une zgjidhej me leke jo me te drejte 3500 euro kerkonin feudalet e kesaj qeverie ne malesi per te dhene nje vend pune ne arsim - shkruan ne letren e derguar prej tij Paulin Sterkaj. Ne kete linje ai theksoi se kryeministri i jepte shprese kurse ne realitetin e varfer te Malesise se Madhe gjente vetem hajni e pabesi zyrash province qe per cdo problem u thoshin njerezve Kaq lek duhen per mu e aq lek duhen per ministrin ne Tirane


Une e kam bere zgjedhjen time Larg hajnave qe po i marrin shpirtin Shqipnis

Me besnikeri te plote ndaj malesoreve te mi qe me kane votuar edhe ne 2005-en edhe ne 2009-en dhe kurre nuk i kam ndare ne socialiste e ne demokrat une qysh sot jam ne opozite me kete qeveri qe eshte e keqja e malesise dhe gjithe Shqipnis - sqaron pozicionin e tij deputeti i qarkut te Shkodres. Me keto fjali te fundit te letres se tij dhe me levizjen qe u zhvillua ne radhet e deputeteve te Kuvendit Shqiperise opozita numeron 66 vota ne parlament dhe mazhoranca 72 deputete dhe dy deputete te Partise per Drejtesi dhe Unitet pritet ti bashkohen mazhorances. Numrat e deputeteve te mazhorances rrezikohen gjithmone e me shume duke pasur parasysh perplasjet e fundit qe kane lindur ne mazhorance per shkak te ndryshimeve te fundit ne qeveri.


Ndue Paluca mohon levizjen nga PD e-mail nga nje qender interneti

Njoftim fals per nje tjeter deputet demokrat te larguar

Mbremjen e djeshme ne posten elektronike te gazetareve mberriti nje tjeter deklarate ku thuhej se Ndue Llesh Paluca largohej nga grupi parlamentar Demokrat. Por nga verifikimet qe u bene rezultoi se ky e-mail i derguar nuk ishte i vertete. I kontaktuar nga gazetare deputeti demokrat mohoi te kishte ndodhur nje gje e tille dhe hodhi akuza se kjo mund te jete bere nga opozita. Mesohet se deputeti i qarkut te Shkodres menjehere pas publikimit te e-mailit ieshte drejtuar selise se Partise Demokratike ku ka dhene sqarimet e metejshme lidhur me situaten. Pas sqarimit te situates nga zyra e Kuvendit te Shqiperise eshte nisur nje e-mail pergenjeshtrues se nuk ka asnje levizje te tij dhe se do te qendroje pergjithmone ne Partine Demokratike. Por gazeta ne kerkimet qe ka bere lidhur me derguesin e-mailit ka zbuluar se kjo deklarate eshte nisur nga nje lagje e Tiranes ne nje qender interneti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›