“Migjeniana”, spektakli i fjalës, lëvizjes dhe kërcimit
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Migjenit, në Teatrin e Operas dhe Baletit të premten në mbrëmje poezia migjeniane vjen përmes lëvizjeve të koreografit Argon Aliaj dhe muzikës së Gjon Simonit në një spektakël të fjalës, lëvizjes dhe muzikës. Poezitë e Migjenit që do të interpretohen nga Sokol Angjelio janë shkëputur nga volumi i titulluar “Vargjet e Lira”, që u botua për herë të parë më 1936, por u konfiskua nga autoritetet. Botimi i dytë erdhi vite më pas më 1944. Vetëm në vitin 1956 kjo punë e tij u botua e plotë në një vëllim. Që atëherë poezia dhe proza e Migjenit është botuar në disa gjuhë të huaja. Ky aktivitet zhvillohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me TKOB-në.