E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fukushima, stabilizimi peng i ujit radioaktiv

TOKIO- Puna për të stabilizuar centralin bërthamor të Fukushimës po pengohet nga rrezatimi në ujë. Zyrtarët thonë se uji radioaktiv është gjetur në tre nga gjashtë reaktorët e impiantit në veri të Tokios. Ende nuk janë të qarta shkaqet, ndonëse çarja në koren e izolimit të reaktorit, gypi që pikon dhe operacionet për lirimin e presionit janë duke u hetuar si burime të mundshme.

Të paktën 17 punëtorë të centralit u janë ekspozuar niveleve të rrezatimit 10 mijë herë më të larta se limitet e lejuara.

Dëmet në centralin atomik të Fukushimës janë shkaktuar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit, i cili numeron me shume se 10 mijë persona te vdekur ndërsa 17 mijë të tjerë konsiderohen të zhdukur nga këto katastrofa natyrore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›