E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi 200 milionë lekë, KQZ ua shpërndan partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje vendimin për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2011.

Sipas ligjit zgjedhor, nga fondi total prej 200 milionë lekësh, 70% shkon për Partinë Demokratike dhe atë Socialiste, si partitë që kanë fituar më shumë mandate në zgjedhjet e fundit. Ndërkohë, 20% ndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha partitë parlamentare. Shuma e mbetur prej 10% shkon për të gjitha forcat politike që kanë marrë mbi 1% të votave në zgjedhjet e fundit. Konkretisht dhe bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Partia Demokratike përfiton shumën prej 83.5 milionë lekësh; Partia Socialiste merr 80.6 milionë lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim përfiton sasinë prej 11.6 milionë lekësh. Sakaq, Partia Republikane merr nga buxheti 8.1 milionë lekë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut përfiton 7.9 milionë lekë, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet merr 7.6 milionë dhe forca e fundit politike që përfiton fond është Partia Socialdemokrate me 352 mijë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›