E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita po përpiqet të nxijë ralitetin ekonomik

Kryeministri Berisha ka deklaruar sërish se modeli ekonomik i Shqipërisë është ai i suksesit ndërsa ka akuzuar opozitën se është përpjekur të nxijë realitetin ekonomik në vend.
 

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së kryeministri Berisha theksoi se falë reformave të sukseshme të qeverisë është bërë i mundur rritja e rrogave dhe pensioneve si dhe për të vijuar më tej me projektet ambicioze për zhvillimin e vendit.
 

“Në 4 vite të ardhuat buxhetore u dyfishuan. Në 6 vite eksportet e vendit janë trefishuar dhe kjo jo se ne kemi patur shpërthim të madh gazi apo nafte por kemi pasur reformat të ndershme që kanë bërë që ekonomia shqiptare të ecë përpara” theksoi Berisha.
 

Kreu i qeverisë nuk ka pa sulmuar opozitën që sipas tij po bën përpjekje ta shpallë ekonominë shqi të sëmurë imagjinare ndërkohë që realiteti i ekonomisë së vendit është krejt ndryshe.
 

“Realiteti është nga më pozitivët, realiteti është që kjo perfomacë ka bërë të mundur vazhdimin e projekteve ambicioze. Vajet e kallogjerëve të krizës janë një përpjekje tërësisht e pabazuar, e bazuar në keqdashje dhe jo padijen, për të nxirë dhe për të paraqitur realitetin e ekonomisë ashtu siç nuk ishte deri në ditët e fundit kur shpallën se Shqipërinë e pret kriza greke” theksoi Berisha ndërsa shtoi se opozita e miliarderëve është opozitë me defekt pasi komunikimi me realitetin është gjëja më e vështirë për të.
 

Shefi i qeverisë gjithashtu theksoi se edhe pse do të bëhen shkurtime në buxhetin e shtetit, situata është plotësisht e stabilizuar se nuk ka asnjë rrezik përveçse në imagjinatën e sëmurë të opozitës. Më tej kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të jetë e vendosur për mostejkalim të borxhit publik dhe inflacionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›