E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Tatarzinska: Në BE, pas ngërçit dhe reformave

Presidenti, Bamir Topi ka përsëritur objektin parësor të vendit për marrjen e statusit dhe integrimin në BE, pas plotësimit të reformave, tejkalimit të ngërcit politik dhe rinisjes së dialogut mes palëve.
 

Këtë deklaratë kreu i shtetit e ka bë rë gjatë një takimi me Ambasadoren e Polonisë në Tiranë, Irena Tatarzinska, vendi i së cilës sapo ka marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui.
 

“Objektivi ynë është përshpejtimi i procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe evropiane dhe ne kemi shpresë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, pasi të kemi plotësuar kriteret e duhura e të kemi kapërcyer ngërçin e stërzgjatur politik duke rivendosur dialogun funksional institucional e duke respektuar ligjet në fuqi dhe institucionet e pavarura kushtuese” theksoi Topi.

Ambasadorja ka përsëritur angazhimin e Polonisë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën integruese ndërsa ka uruar që Shqipëria të arrijë ta fitojë sa më shpejt statusin e vendit kandidat.

Gjatë takimit, ambasadorja i parashtroi Presidentit Topi përparësitë e programit të presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, ku më kryesoret do të jenë vazhdimësia e procesit të zgjerimit, si dhe mbështetja dhe ndihmesa ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në gjirin e familjes evropiane.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›