E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, presidente e Asamblesë së PABSEC

Shqipëria ka marrë nga Ukraina presidencën e radhës së PABSEC dhe kryeparlamentarja, Jozefina Topalli është bërë presidente e Asamblesë së tij. Me këtë rast, kryeparlamentarja Topalli mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të PABSEC, ku merrnin pjesë deputetë nga të gjitha vendet anëtare, si dhe Presidenti i Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe zëvendëspresidenti i PE-së, ku dhe mbajti një fjalë përshëndetëse. Gjatë qëndrimit të saj në Ukrainë, Topalli u prit në një takim të veçantë nga homologu i saj ukrainas, Volodimir Lidvin, gjatë cilit përveç temës së bashkëpunimit të vendeve të Detit të Zi, dy kolegët diskutuan për rëndësinë e diplomacisë parlamentare, si një dimension i rëndësishëm i mbështetjes së diplomacisë ekonomike dhe bashkëpunimit në fusha të tjera. Parlamentarët e dy vendeve tona, thanë ata, duhet të njohin më mirë njëri-tjetrin, realitetet politike dhe ekonomike respektive. Dy kryeparlamentarët ranë dakord që në të ardhmen të ketë shkëmbime midis grupeve të miqësisë dhe komisioneve parlamentare të ndryshme. Gjithashtu gjatë vizitës në Kiev, kryetarja e Kuvendit zhvilloi në takim edhe me Presidentin e Ukrainës, Viktor Janukovic, me të cilin diskutoi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›