E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita proteston në një shtet ligjor

Gjatë forumit të Krans Montanës, Kryeministri Berisha u ndal te zgjedhjet e qershorit të kaluar, duke i cilësuar ato si mjaft të rëndësishme për nga standardet që shënuan, standarde të cilat hapën dyert për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ai përmendi se qershorin e vitit të shkuar ne patëm zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ishte angazhimi im i plotë dhe i qeverisë sime për të vazhduar me zgjedhje të cilat do të plotësonin standardet ndërkombëtare. Berisha shtoi: Këto ishin zgjedhjet më moderne në vendin tim, por në disa aspekte, si numërimi, ishte modeli më modern që ka parë ndonjëherë Evropa. Falë teknologjisë së lartë në qendrat e numërimit, çdo votë u filmua, u fotografua, u transmetua në një ekran të madh në kohë reale, i cili i transmetohej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë, - tha Berisha, - kemi opozitën në protestë, pasi gjykata e hodhi poshtë rinumërimin e votave. Por, - vuri në dukje Kryeministri, - vendimi i gjykatave do të respektohet tërësisht. Sipas tij, shteti i së drejtës funksionon në këtë vend. Çdo qytetar shqiptar do të ketë të drejtën të protestë në mënyrë paqësore në çfarëdo lloj forme, që ai ose ajo e konsiderojnë më të përshtatshme, - theksoi z. Berisha. Kryeministri vuri në dukje hapat e shpejtë dhe të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt integrimit në familjen evropiane, duke vënë në dukje në ftesën dhe anëtarësimin me të drejta të plota në NATO; miratimin e Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë nga 27 vende anëtare të BE-së; pranimi i kërkesës së Shqipërisë për anëtarësimin në BE nga 26 vende të BE-së; plotësimi i pyetësorit të Komisionit Evropian me 2284 pyetje dhe dorëzimi i tij brenda një kohe të shkurtër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›