E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita qendrim bllokues



Arkiv Kryeministri Sali Berisha deklaron se opozita po tregon një qëndrim bllokues në votimin e ligjeve të rëndësishme. Duke folur për mediat nga New York-u, ku mori pjesë në punimet se sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Berisha theksoi se opozita e ka përdorur pushtetin e saj për të bllokuar.

"Shqipëria ka një problem, tani që është bërë botërisht e njohur, që qëndron në faktin se opozita nuk do të votojë, por do ta përdorë dhe e ka përdorur pushtetin e vet për të bllokuar. Tani opozita ka shpallur se do të angazhohet në reforma zgjedhore, gjë të cilën ne e mirëpresim, por ka shpallur se nuk do të votojë ligjet me 3/5 dhe ka vendosur një seri kushtesh e ultimatumesh, për të cilat, natyrisht, mendoj se janë Opozita nuk do të votojë, por do ta përdorë dhe e ka përdorur pushtetin e vet për të bllokuar

Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise qëndrime që kanë qëllim të justifikojnë qëndrimin e saj të mëtejshëm bllokues", tha Berisha, duke folur për mediat.

I pyetur për Kosovën dhe për procesin e njohjes së pavarësisë së saj nga vende të reja, shefi i qeverisë shqiptare theksoi se ka konstatuar një mirëkuptim në rritje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por nuk ka folur për emrin e ndonjë vendi konkret.

Berisha: Greqia të mbahet në eurozonë

Nga studiot e televizionit CNBC në Amerikë, kryeministri Sali Berisha ka komentuar impaktin e mundshëm që mund të sjellë kriza greke.

Zoti Berisha i është përgjigjur pyetjes se si ai do t’i karakterizonte efektet e krizës greke në Shqipëri.

“Pa dyshim kriza greke edhe eurokriza nuk kanë një impakt pozitiv për vendin tim, pasi 1 milion shqiptarë punojnë në Greqi. Pavarësisht, unë do të siguroja se nuk kemi patur konseguenca të mëdha negative. Fillimisht, bankat greke në Shqipëri po shkojnë shumë mirë dhe janë serioze duke performuar mirë. Shqiptarët të cilët janë duke u kthyer nga Greqia në Shqipëri po vijnë me para me vete, duke hapur biznese të reja. Numri i bizneseve në vendin tim vitin e shkuar është rritur me 40%. Ne jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet e kësaj krize në Greqi dhe afër nesh”, u shpreh Berisha.

Berisha, ftesë nga Nasdaq

Nga qendra e burses Nasdaq ne New York,kryeministri Berisha leshoi edhe nje mesazh per te gjithe investitoret e huaj.

"Sot Nasdaq-u po mbyllet, por Shqiperia eshte e hapur per bizneset. Rruga jone nuk eshte nje bulevard me lule, por kjo eshte nje rruge me shpresa, eshte nje rruge per endrrat qe behen realitet", tha Berisha.

Ne kete kohe te turbullt per bursat nderkombetare, prania e kryeministrit Berisha rezultoi te ishte me fat, pasi te marten, bursa e Nasdaq, u mbyll me 0.84 pike me mire se nje dite me pare.

 

Reformat
Reforma zgjedhore
LSI: Urgjent tryeza për Integrimin
Topalli: Reflektim kushteve të tranzicionit

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Kur do marrë fund lufta e pushtetit kundër “Top Channel”-it?
Mustafa Nano - Po ndiqja parmbrëmë në TV ngjarjen në ish-Kinostudio, dhe të them të drejtën, ish një ngjarje që më kapi në befasi. Me vendimin për të prishur Piramidën, e quaja të mbyllur historinë e karfosjes mes pushtetit të Berishës dhe “Top Channel”-it. Berat, Këshilli i Qarkut “kalon” djathtas
Këshilli i Qarkut në Berat do të drejtohet nga koalicioni i Aleancës për Qytetarin. Petrit Sina u zgjodh kryetar i qarkut, pasi katër këshilltarë socialistë kaluan me Partinë Demokratike dhe LSI-në.
SHBA, presion Tiranës për Iranin
Një përpjekje e Teheranit për t’ju afruar Shqipërisë, u ndoq me shumë vëmendje nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sekretarja Clinton i kërkoi qeverise shqiptare të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje me Iranin. Arsimi publik është në duar të militantëve
Mustafa Nano - Dje, në “Shqip” ishte publikuar një letër, që një mësuese nga Korça, Ana Verushi, ia dërgonte ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj. "Deja Vu" helenike
Artan Lame - Ma ka pasur gjithnjë ënda që për atë ç’ka ndodh këtu në Shqipëri të sjell shembuj të ngjashëm nga e shkuara, për të treguar se historia jonë është vazhdimisht një “deja vu”. Mirëpo me ç’po duket, kjo mënyrë e të bërit të gjërave nuk është punë shqiptarësh, por punë ballkanasish, sepse e gjithë kriza e sotme greke po të shihet ca më thellë, edhe ajo s’është gjë tjetër veçse një “deja vu” e madhe ballkanike.


Lajmet kryesore

Beteja e humbur me korrupsionin
Studimi, qytetarët: Paguajmë që të marrim shërbimin
Gjykata rrëzon kërkesën për pezullim të Hoxhës
Hipotekimi i banesave, nënshkruhet memorandumi
Kosovë, arrestohen 13 serbë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›