E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi Plani operacional funksionon me perpikmeri


Plani operacional ka funksionuar me përpikmëri deri më tani dhe asnjëherë nuk ka pasur vonesa qoftë edhe në ndërrimin e doganierëve dhe policëve kufitarë.

Kështu ka deklaruar sot ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, në seancën e Kuvendit ku ka paraqitur një informatë të shkurtër për gjendjen në veri. Ai ka përseritur se barrikadat në veri janë të paligjshme dhe se askush nuk ka të drejtë për bllokimin e lëvizjes së lirë.

Megjithëkëtë ai nuk ka përmendur ndonjë afat kohor se deri kur do të tolerohet bllokimi i rrugëve, ndërsa ka thënë se për këtë duhet një koordinim me DoganatKosovë, arrestohen 13 serbë Top Show, sprova e VeriutVV përmbys maunen serbe KFORin dhe EULEX-in.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka arrestuar 13 serbë, gjatë natës së mbrëmshme, në Mitrovicë. Arrestimi i tyre është bërë pasi që ata kanë hyrë ilegalisht në Kosovë dhe kanë bërë transportimin e lëndës së parë për kombinatin industrial Trepça. Jo zyrtarisht, merret vesh se bëhet fjalë për 13 shoferë të kamionëve të sipërmarrjes Eurokop nga Rashka, të cilët eksportojnë koncentrat të minierës Trepça për në Zvicër. Sipas zëdhënësit të policisë, Besim Hoti, ata po mbahen në paraburgim dhe brenda 48 orëve do të dalin para gjykatësit. Në anën tjetër, nata e mbrëmshme nuk ka shënuar ndonjë incident të rëndë në Veri të Kosovës.

Ndërsa, pasditen e të mërkurës, raportohet se dy zyrtarë të EULEX-it, njëri nga Estonia dhe tjetri nga Lituania, kanë kaluar barrikadën e vendosur nga serbët në urën mbi lumin Ibër dhe siç raporton Kosovapress ata kanë ngritur 3 gishtërinjë, simbolikë e paramilitarëve serbë. Më pas ata kanë filluar të hedhin gurë në drejtim të serbëve në veri, duke e provokuar situatën, e cila edhe ashtu mbetet e tensionuar.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Demaskimi i Thaçit
Albin Kurti - Qeveria e Kosovës po shërbehet me formula të vjetra, me formula tipike për vitet e ‘90-a dhe LDK-në, kur besohej që zgjidhja vjen veçse nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës. Prishtinë, Limaj sërish në prokurori
Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj është paraqitur të mërkurën në Prokurorinë Speiciale, për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve mbi dyshimet për shpërdorim detyre gjatë kohës që menaxhonte Ministrinë e Transporteve.
Vetëvendosje: Kushtetuesja i hapi rrugë shtetit policor
Lëvizja Vetëvendosje reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesës së Qeverisë lidhur me sqarimin e çështjes së imunitetit të deputetëve.
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën
Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës. Kosovë, gati drafti për zgjedhjen e Presidentit

Komisioni për Amendamentimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës miratoi  me shumicë votash draftin e parë të ndryshimeve kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e Presidentit.


Lajmet kryesore

Berisha: Opozita qëndrim bllokues
"Nuk voton ligjet dhe vendos kushte"
Beteja e humbur me korrupsionin
Gjykata rrëzon kërkesën për pezullim të Hoxhës
Hipotekimi i banesave, nënshkruhet memorandumi
Kosovë, arrestohen 13 serbë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›