E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita shumice vetem ne votim per hetimin e zgjedhjeve

Kryeministri: Ramës do t’i rezervoja një funeral shtetëror

Rreth 8 orë pasi Parlamenti kishte nisur punimet, Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në sallë duke hedhur akuza të reja ndaj socialistëve dhe kryetarit të tyre, Edi Rama. Në seancën e fundit të Parlamentit, për më shumë se dy orë, Kryeministri Berisha e përqendroi fjalën e tij jo vetëm tek akuzat ndaj Ramës, por tregoi edhe ndryshimin e kursit politik nga deklaratat e tij të mëparshme. Dje nga salla e Kuvendit, Kryeministri Berisha theksoi se “opozita do të ketë shumicën në votim në komisionin hetimor. “Unë ju kam dhënë fjalën dhe nuk e lëviz, ju do keni shumicën në çdo votim. Ligji do respektohet. Dy anëtarë të mi nuk do duken që nga dita e zgjedhjes”. Ndërkohë që më 10 maj gjatë grevës së urisë së PS-së, Berisha ishte shprehur se “opozita do të ketë shumicën në komisionin hetimor?”. Gjatë fjalës së tij, numri një i qeverisë ka zgjedhur një fjalor të ashpër ndaj kryesocialistit Rama. “Në maj 2010 i thashë një diplomati, vdis Edi Rama, se do i bëj funeralin më të madh shtetëror madhështor që ka parë historia ndonjëherë”. Edhe këtë herë kreu i qeverisë ka veçuar dy histori nga e kaluara e marrëdhënieve të tij me Edi Ramën për të treguar në sallën e Kuvendit.

Fotografia

Fotot e publikuara në media, në krahë të djalit të diktatorit, Enver Hoxha, Kryeministri Berisha i hodhi poshtë si montazh nga salla e Kuvendit. “Ato fotot e shkëlqyera të kishin qenë origjinale, 30 vjet më parë, absolutisht sikur të ishte tre vjet më parë Berisha. Edhe vetë u çudita, por do marr origjinalet unë. Unë jam fleksibël aty ku duhet me qenë fleksibël”, tha Berisha.

Testamenti

Protagonizmi i Kryeministrit në seancën e fundit të Parlamentit për 2010-n nuk kishte të sosur edhe pse mbërriti në sallën e Kuvendit 8 orë me vonesë për shkak të një shqetësimi shëndetësor që pati gjatë paradites së djeshme. Duket se temperatura e lartë e drekës, ka bërë që Kryeministri Berisha të flasë përtej axhendës së ditës së Parlamentit, duke tentuar të tregojë edhe testamentin e rivalit të tij politik. “Këtë opsesionin e vdekjes ai me Koçon e ka identik. Shkoni te noterja dhe merrni testamentin e Koços se e kanë të përbashkët. Ju lexoj një pjesë nga testamenti, se ju e morët si shaka. Shkoni takoni noteren M.S dhe ua jap unë kopjen”, tha Berisha.

Akuzat

Duke iu drejtuar socialistëve, Kryeministri theksoi se “Ju pushtetin e Sali Berishës e forconi përditë edhe më shumë.

Në kokën e një njeriu u ngulit thellë ideja se po mori vizat pas NATO-s ky u çimentua në pushtet dhe ndaj për hir të tij duhet të bëjmë gjithçka që të bllokojmë këtë proces”. Po kështu, kreu i qeverisë përmendi edhe rolin e opozitës së sotme kur ishte në pushtet. “Shtatë vjet më parë, killera vrisnin dhe me kokën e të vrarit luanin futboll në mes të qytetit dhe më pas autori kalonte natën në shtretër me deputetë. Nuk ishte e lehtë heqja e vizave për shqiptarët, sepse jo larg, por vetëm pesë gjashtë vjet më parë një post drejtori në polici shkonte në 300 mijë euro. Nuk ishte e lehtë heqja e vizave”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›