E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita ta kuptojë, Kushtetuta nuk është statut partie

TIRANË-Në mbledhjen e sotme te qeverisë, kryeministri Berisha është fokusuar gjerësisht tek turizimi, rritja ekonomike ndërsa nuk ka kursyer sulmet ndaj opozitës që sipas tij u bë pengesë për liberalizimin e vizave të shqiptarëve. Gjithashtu kryeministri Sali Berisha ju referua edhe kërkesës së opozitës për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë duke thënë se “Kushtetuta nuk është statut partie.
Turizmi
Kryeministri, Sali berisha u shpreh sot gjatë mbledhjes së qeverisë se, "Legjislacioni do te pershtatet me filozofine e re te turizmit. Bregu do te ndertohet me zona rezidenciale dhe resorte turistike, ndërsa nuk do të lejohen të ndërtohen objekte me më shumë se 3 kate"
Sipas kryeministrit, ndërtesat mbi 3 katëshe do të autorizohen vetëm nga KRRTRSH dhe nuk do të ketë ndërtime pa një infrastrukturë të caktuar në bregdet.

Duke theksuar se "bregdeti shqiptar eshte me uniku e me i bukuri ne te gjithe Europen", kryeministri u shpreh se dhe numri i turistëve këtë vit ka qënë shumë i madh.
"Nga 1 janari 2011, në Shqipëri kanë hyrë rreth 412 mijë shtetas të huaj më shumë se në të njëjtën periudhë te vitit te kaluar"

Më tej kreu i qeverisë tha se rritja e turisteve ne vendin tone eshte shume premtuese, shume e madhe dhe justifikon profecine e atyre qe e shpallen Shqiperine si "e bukura e dheut", per vitin 2011

Sipas Berishës kjo edhe falë investimeve që ka bërë qeveria.
"Qeveria ka bere perpjekje te jashtezakonshme per turizmin. vetem ne Vlore jane investuar mbi 600 milione euro".

Kryeministri nuk la pa përmendur edhe mangësitë duke u ndalur tek plehrat si problemi më shqetësues.
Berisha theksoi se Shqipëria duhet të dalë patjetër nga kultura e të hedhurit plehrat kudo përveç në shtëpi dhe lokal, ose ndryshe sipas tij, do të dëmtojmë rëndë një nga burimet kryesore të të ardhurave dhe imazhit të vendit.

Kushtetuta, Berisha sulm opozites
Gjithashtu kryeministri Sali Berisha ju referua edhe kërkesës së opozitës për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë duke thënë se “Kushtetuta nuk është statut partie.
"Nuk mund të kërkosh paketë karrigesh. Duhet që në vend që të kërkosh ndjesë për ndryshimin e një neni kushtetute që zgjodhi një person apo një tjetër të kërkosh ndjesë për qëndrimin ndaj vizave. Nuk kanë shqiptarët preokupim se si zgjidhet presidenti me 3/6 apo me 7/8 por është preokupimi madhor rruga, viza, rrogat. Garantoj qytetarët se do vazhdojmë ti mbajmë në epiqendër, në piedestal të të gjithë përpjekjeve tona” shtoi Berisha.

Berisha akuzoi më tej opozitën se bëri cmos të pengonte liberalizimin e vizave dhe për këtë i detyrohet qytetarëve shqiptarë sic tha ai, një pendesë.
"Opozita lëvizte vetë më pashaporta diplomatike dhe nuk dinte se ca është viza. Ajo zhvilloi të gjitha llojet e fushatave për të penguar heqjen e vizave për shqiptarët. Është e thjeshtë të kërkosh të shprehësh pendesë se ndryshove nenin për të zgjedhur këtë apo atë kryetar institucioni dhe të mos shprehësh pendesë që u përpoqe të pengosh cdo qytetar të këtij vendi për të takuar njerëzit e tij më të dashur se bërë gjithcka për të mbajtur murin e shengenit ndaj rinisë shqiptare, pendesa duhet të fillojë nga kjo” .

Ekonomia
Kreu i qeverisë vuri dhe njeherë theksin sot tek rritja ekonomike në vend. Sipas tij, "ekonomia shqiptare eshte vleresuar si nje nga dy ekonomite me stabel ne Evrope, se bashku me Gjermanine" .
Ekonomia jonë është model i suksesit, tha Berisha dhe kjo po trishton shunë opozitën sipas tij.
“ E pastaj, dihet cila do ishte gjendja psikolojike e këtyre kollagjerëve nëqoftëse do kishte rritje takstash, asnjë rritje rrogash e pensionesh, kollagjerët, sigurisht do gëzoheshin.
Qëndrimi ndaj këtij modeli nihilizmi ndaj këtij modeli ka botëkuptimin e vjetër në themel të tij, papajtueshmërinë me tregun dhe vlerat e tij”. 

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Opozita ta kuptojë, Kushtetuta nuk është statut partie

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›