E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohen rëndë tre persona

LAÇ Tre persona janë plagosur rëndë dhe janë në gjendje kritike për jetën, pasi automjeti që udhëtonin ata në aksin rrugor të superstardës Mamurras – Laç është përplasur me pjesën ndarëse të superstradës, në afërsi të fshatit Gjormë të rrethit të Kurbinit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.15 minuta të ditës së djeshme. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit, mësohet se në drejtimin e automjetit ka qenë Vera Marashi, e cila edhe ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke u përplasur me pjesën ndarëse të urës. Shpejtësia e madhe dhe përplasja e menjëhershme ka bërë që motori i makinë të fluturonte disa metra larg vendit të përplasjes, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesja e makinës dhe dy persona që udhëtonin me të. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizën, ku paraprakisht deklarohet se kemi të bëjmë me një defekt mekanik të makinës, që nuk e ka lejuar drejtuesen e mjetit të kontrollonte drejtimin makinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›