E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozitado të rrënojë vendinpër interesat e veta

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha akuzon opozitën se po bën gjithcka për të penguar integrimin e vendit, por rruga drejt BE-së “është e pandalshme”. I pranishëm në përurimin e një shkolle 9 vjecare në komunën e Farkës, disa kilometra në juglindje të Tiranës, Berisha tha se "drejtuesit e PS-së po përpiqen shumë të luajnë me të drejtat dhe interesat më themelore të vendit". Duke renditur arritjet e qeverisë Berisha sulmoi opozitën që me “cdo kusht për interesat e tyre të rrënojnë interesat tuaja dhe të fëmijëve të tyre”

“Nuk kanë asnjë interes tjetëer vec të karrigeve të tyre, të xhepave të tyre dhe kontove të tyre. Ne vazhdojmë në rrugën tonë ata me shpifje ne me shkolla ata me mashtrime ne me rrugë të reja, ata me trillime ne me kanalizime e ujësjellësa”- nënvizoi kryeministri.

PREMTIMET E BERISHES PER FARKEN
Në Farkë Berisha premtoi investime në këtë komunë për ta shndërruar atë në njërën prej zonave më të bukura të Shqipërisë.
Shkolla re 9- vjeçare në komunën Farkë e Vogël është një investim prej rreth 60 milionë lekë. Në 16 klasat e kësaj shkolle mësojnë rreth 340 nxënës, ndërsa në dy klasa të tjera, 40 fëmijë të ciklit parashkollor. Shkolla e re është e pajisur edhe me laboratorë informatike dhe në ambientet e saj është vendosur edhe një qendër shëndetësore.
Kreu i Qeverisë theksoi se "në total në Farkë janë investuar 8 milionë euro, kundrejt vetëm 400 mijë euro që janë investuar 8 vite me radhë në këtë komunë".

Ai premtoi së shpejtim kompletimin e asfaltimit të plotë dhe total të të gjitha rrugëve të saj, ndriçimin e tyre në çdo skaj, njëlloj me standardet e një qyteti.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›