E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, Pinari:Përgjegjëse janëforcat ushtarake

TIRANE-Sot në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e radhës për cështjen “Gërdeci”, nga ku u dëgjua ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari.

Pinari fajësoi Forcat e Komandos së Bashkuar (FKB) si përgjegjëse për tragjedinë që ndodhi më 15 Mars të vitti 2008 në fshatin Gërdec (15 km nga Tirana) ku nga shpërthimi i një fabrike të demontimit të armëve u vranë 26 persona, ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, ndërsa dhjetra banesa e biznese u shkatërruan.
Pas Pinarit, foli ekonomistja e MEICO, Matilda Tasho. Sipas Tashos, nuk ka qënë detyrë e ndërrmarjes transporti i arsenaleve të armëve, e aq më pak ruajtja e fabrikës. “MEICO është strukturë civile, ruajtja e fabrikës dhe transportimi i armëve janë detyra të ushtrisë”, tha Tasho.
Këtro deklarata bien ndesh me deklaratat e ushtarakëve dhënë ditë më parë në Gjykatë. “Ushtria shqiptare ka transportuar municione drejt punishtes së demontimit të municioneve në Gerdec jo mbi bazen e një grafiku të përcaktuar, por mbi bazen e urdhërave verbale të kompanisë MEICO, që drejtohej nga Ylli Pinari”, ka bërë të ditur ditë më parë në seancën e Gjykatës së Tiranës, Lavdërim Cota, ish-shefi i brigadës logjistike në komandën mbeshtetëse në vitin 2007.

Procesi ndaj 29 të pandehurve të akuzuar për shpërthimin e fabrikës së demontimit Albademil më 15 mars 2008 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës.

Procesi gjyqësor në ngarkim të 29 të pandehurve vazhdon me pyetjen e dëshmitarëve.

Në tragjedinë e 15 marsit 2008 humbën jetën 26 persona, 300 u plagosën si dhe mijëra banesa e subjekte private u dëmtuan.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›