E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet e TopitDebati zhvendoset nëseancë parlamentare

TIRANE- Këshilli i Rregullores së Mandateve shtyu sot votimin dhe i lë seancës parlamentare të së enjtes të vendosë mbi amendamentet e propozuara nga PD-ja për ndryshimin e procedurës së votimit të dekreteve të presidentit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.

Njëri nga anëtarët e këtij këshilli, deputeti socialist Kastriot Islami në një prononcim për median pas përfundimit të mbledhjes, tha sot paradite, se mes maxhorancës dhe opozitës nuk është rënë ende dakord mbi procedurën si do të votohet dhe se debati do të vazhdojë.

“Nismëtarët mbeten të vendosur për votimin e hapur të dekreteve të Presidentit kur bëhet fjalë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nga pala tjetër u dhanë të gjitha elementet që votimi duhet të bëhet sipas rregullores së miratuar me konsensusin e palëve në momentin kur është hartuar”.

Ndryshimi i parë i rregullores konsiston në votimin e hapur të dekreteve të Presidentit, ndryshe nga mënyra si është bërë deri më sot, kur votimi i tyre është bërë me kuti ose i fshehtë me elektronikë. Votimi i hapur ka efekt dhe për transparencën e procesit, që publiku të njohë shprehjen e vullnetit politik të Kuvendit në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke.

Amendamenti i dytë parashikon ndryshimin e afateve kohore të shqyrtimit dhe votimit të dekreteve në Kuvend nga tri javë që është aktualisht, në tetë javë. Ky ndryshim synon të mundësojë një seancë dëgjimore më të plotë dhe më cilësore me kandidatët për postet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, para se dekretet të përcillen në Kuvend.

Zoti Islami tha se debati do të vazhdojë në seancën e së enjtes në parlament kur do të ketë mbërritur dhe një informacion për mënyrën si veprohet në vendet e europës për të bërë dhe përafrimin me modelin shqiptar
“është kërkuar një informacion më i imtësishëm si aplikohet në vendet e Europës, ndërsa në SHBA votimi është i hapur. Më pas do synohet të përafrohet modeli shqiptar për të arritur në argumente që do përplasen në seancën në parlament.

PS kërkon që votimi i dekreteve të bëhet sic e cakton rregullorja e Kuvendit e cila është miratuar me konsensusin e dy palëve. Por “shanset janë që në seancën e së enjtes këto amendamente të votohen në parlament në mënyrë të njëjanshme nga ana e maxhorancës”- tha Islami
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›