Boschard: Pas krizës statusi i vendit, kandidat në BE
TIRANE-Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Boschard ka komentuar sot situatën politike në vendin tonë, u shpreh se pasi të zgjidhet kriza, Shqipëria do mund të marrë statusin e vendit për kandidat në BE. Sipas përfaqësuesit gjerman në Shqipëri, vizat priten të hiqen nga fundi i vitit.
Diplomati gjerman ishte i pranishëm sot në Elbasan nga ku theksoi se ndërkombëtarët po presin për nëj zgjidhje politikë ndaj krizës politike në vend.
Më pas, Boschard ka nënvizuar se pas tejkalimit të ngërçit politik, do të diskutohet për 32 kapitujt për statusin e vendit kandidat.
“Ne inkurajojmë në përmbushjen e kritereve. Besojmë se në vjeshtë do të diskutohet procesi i liberalizimit të vizave, kurse në fund të vitit do hiqen vizat”, tha Boschard.
(d.b/BalkanWeb)