Zhdukja e 6 vjeçares Policia takim në Prizren
KUKëS - Sot në Prizren të Kosovës do të zhvillohet në takim i drejtuesve të policisë së Qarkut të Kukësit me ata të Policisë së Prizrenit për forcimin e bashkëpunimit për gjetjen e 6 vjeçares së zhdukur, Bleona Mata, edhe përtej kufirit, pasi familja e saj ka të afërm në këtë zonë.
Burime zyrtare të policisë lokale thanë se gjatë 48 orëve të fundit kanë patur 3 telefonata në lidhje me këtë ngjarje, por pa evidentuar ndonjë fakt interesant në lidhje me hetimet. Mësohet se kërkimet janë shtrirë edhe në fshatrat Lojme e Bele, ku janë kontrolluar disa shtëpi.
Sot është dita e 16 e zhdukjes misterioze të 6 vjeçares Bleona Mata, për të cilën nuk ka ende asnjë gjurmë të saj edhe pse veç forcave të policisë lokale në kërkim e hetim janë angazhuar edhe forca speciale të Policisë së Shtetit si dhe ekspertë të krimeve të renda.
Bleona Mata e cila u zhduk pasditen e 21 Majit teksa kishte vajtur të kulloste bagëtitë bashkë me hallën e saj dhe dy vajza të tjera. Ndërkohë mësohet se policia po bën tentativa për të krijuar një identikit të personit që mendohet se mund të ketë rrëmbyer vogëlushen. Sipas dëshmisë së gjyshes së Bleones një person i veshur me xhup të zi ka ndjekur nga pas vajzat teksa po shkonin të kullosnin bagëtitë.
(d.b/BalkanWeb)