E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, kujdestar për Blushin dhe Konventën e LSINga Antena brenda familjesDje Sandri u mor gjithë ditën me Konventën e LSI. Doktori e porositi të bënte kujdes me të lëkundurit. - Premtoju ç’të duan, vetëm mos të lënë në baltë në këtë ditë Sandër,

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, kujdestar për Blushin dhe Konventën e LSINga Antena brenda familjes

Dje Sandri u mor gjithë ditën me Konventën e LSI. Doktori e porositi të bënte kujdes me të lëkundurit.

- Premtoju ç’të duan, vetëm mos të lënë në baltë në këtë ditë Sandër, - i tha doktori.

- Mos ça kokë fare. E ndreq unë atë punë. Ja, i marr në telefon tani ata shkërdhatat, ça mutin duan ata, se u q... robt. U kam thënë, me mua mos bëni shaka, se janë një tufë k…

- Mirë Sandër, dakord, vazhdo vetë. OK, nejse, jo me këtë gjuhë, por nejse, ti e di, fol njëherë, ka shumë rëndësi Sandër që të kalojë kjo periudhë, se është e vështirë, e kupton vetë ti tani se ç’duan të bëjnë ata. Mirë, dakord, e di vetë ti.

- Po ik mos ça kokë, se merrem unë me këtë punë, u bënë ata b… q… të bëjnë pordhë tani. Sikur nuk e di kush janë ata. Ata mendojnë se janë në parti. Ata janë në shtëpinë e Ilir Metës, po hanë bukën e tij dhe kaq. Si mund të shkelin në bukën e tjetrit?! Ata një shtëpi janë, kur thotë i zoti i shtëpisë do bëjmë kështu, ashtu do bëhet, se ai e di llogarinë e shtëpisë. Ata vetëm rroga kanë marrë. Pse, ku i gjen lekët ai, i pret me gërshërë? Dhe Rezarti s’ka më fuqi ta ndihmojë. I dha sa mundi gjithë fushatën, tani ka dhe ai hallet e veta, se s’ka paguar akcizat, ka gjashtë muaj, është telendisur. Hajt se ua q… robt unë atyre, po ç’t’i bëj këtij të gjatit këtej nga PS.

- Pse, ç’po bën ai?

- Po s’do t’i hapë rrugë Blushit b…q. Ka dy ditë që ia kërkon Blushi, nuk jep dorëheqjen. I thashë Blushit dje, dhe këtë javë e presim. Se dhe ai Blushi është i ngrirë o burrë, s’vepron fare. Se ç’ka frikë mos e rreh ndonjë bodyguard i Ramës. “Më dhanë fjalën të gjithë para mbledhjes, - tha, - dhe në mbledhje s’foli asnjëri, mbeta vetëm unë.” I thashë, ec para, mos e çaj kokën nga ata k…, se jam unë këtu. U dërgoj policinë për dy minuta. Po se ç’ka një ngërç dhe ai, s’ia mban të hapë luftë hapur.

- Sandër, jepi zemër, i thuaj na ke të gjithëve nga pas. Ai s’ka arsye të tërhiqet. Tani i takon atij PS. Jo, se ka një rregull këtu. Kur humbet, largohet njeriu. Unë vërtet s’jam larguar, po s’kam humbur asnjëherë. Më kanë pas vjedhë votat. Se po të mos më vidhnin votat o zotëri, nuk dilja në opozitë me 30 deputetë, do kisha dhe unë 66 sa ka zotëria. Fakti që ka 66, d.m.th., s’i kanë vjedhë votat, atëherë të iki. Po të kishte 30, sa kam pas unë tërë jetën, dakord, të mos ikte. Tani ai duhet t’i hapë rrugë.

- “Po s’kemi ndonjë tezë doktor”, - më tha dhe Blushi. Si të dalë kjo që vetëm Blushi e mund Berishën. Se duhet pak lustër, se s’merret vetëm me forcën e qeverisë PS.

- Sandër, ti e di që unë jam këmbëngulës. Kam që më ‘96 që dua të marr Metën, e mora. Nuk u tërhoqa. Ndaj dhe ti duhet ta përdorësh këtë. Thuaj që vetëm Blushi e mund Berishën, se dhe më ‘96 Meta ishte me Berishën dhe Blushi me gazetën “Koha Jonë” e mundi.

- Nejse, kjo qenka e mirë, po më fut në siklet, se kam qenë unë si drejtor te “Koha Jonë” atëherë. D.m.th., të gjejmë ndonjë arsye tjetër, se u kujtohet këtyre të PD që kam qenë kundër teje dhe s’ma varin shumë këta drejtorët e rinj. Se duhet të mbarojmë dhe ndonjë punë ne.

- Ashtu ë? Po nejse, ti thuaj që, kur unë bëra marrëveshje me Berishën, vetëm Blushi i rezistoi Berishës dhe e mundi. Ose lëre se e them unë këtë. E them te Fevziu. Le ta thotë Blushi një herë, pastaj e them dhe unë dhe bëhet tezë e fortë kjo.

- Dakord, shumë mirë është kjo. Po të gjejmë dhe ndonjë tjetër.

- Tani o zotëri, ky Blushi të bëjë dhe ndonjë punë vetë, se s’do t’ia bëj unë të gjitha punët. Se ai vetëm shkruan libra dhe tallet, po politika do pak seriozitet, d.m.th, të bëjë dhe ndonjë punë vetë. Të shpikë ndonjë gjë kundër meje.

- Po atë them dhe unë, po s’i bën zemra. I thashë dje, fut ndonjë gjë te gazeta e Irfanit kundër doktorit, ai e merrte në telefon nga “Rogner” në mes të dynjasë dhe i thoshte: “Shkruaj: Edi Rama humbi zgjedhjet”. I thashë, po lëre mo këtë se e dimë, po thuaj ndonjë gjë doktorit. “Jo mo, ç’punë kam me doktorin unë, - tha, - kam punën time.”

- Tani Sandër, i thuaj të bëjë pak punë vetë dhe le të më shajë mua si të dojë. Ore të përmendë Gërdec, studio ligjore, Fazlliç, hidrocentrale, termocentrale, çfarë të dojë. Mjafton t’i bindë socialistët që nuk është njeriu im, se kjo gjë e ndihmon të marrë PS. Pastaj flasim. Dhe mos e harro këtë Konventën e Ilir Metës.

- Jo mo se me atë merrem unë, se nuk çaj trapin për ata legena që janë aty, shkoj i nxjerr me shkelma nga Konventa. Ne po numërojmë votat e gjithë shqiptarëve, nuk numërokemi dot votat e LSI. As mos e ça kokën fare, se nuk vras mendjen për ata kokrra legeni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›