Ganiu na bëri horë Nga Skënder LimaniNë tërë seriozitetin dhe madhërinë e krejt procesit të votimit (në Shqipëri), ajo çfarë këtë rrugë zgjedhore e bëri qesharake, por edhe interesante dhe shpërfillëse, ishte njëfarë instituti nga Kosova me emrin “Ga
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ganiu na bëri horë Nga Skënder LimaniNë tërë seriozitetin dhe madhërinë e krejt procesit të votimit (në Shqipëri), ajo çfarë këtë rrugë zgjedhore e bëri qesharake, por edhe interesante dhe shpërfillëse, ishte njëfarë instituti nga Kosova me emrin “Gani Bobi”. Personalisht, asnjëherë s’e mësova kush ishte ky farë Ganiu, por besoj që kemi dëgjuar për këtë “institut” me përhapjen e vlerësimeve dhe sondazheve krejt të dyshimta për televizionet dhe partitë tona politike.
Sido që të jetë, argumenti i parë kundrejt sjelljes së këtij instituti mund të jetë që ai sondazh, që vendoste fitoren e Partisë Demokratike në Shqipëri si fituese në Tiranë me 4 deputetë dallim, pra, 17 PD me 13 PS, ishte qesharak, përveç që ishte i paguar mirë. Sipas këtij argumenti, e tërë historia përfundon këtu, te paratë. Por, kjo nuk është kështu. Sepse, pas transmetimit të këtij sondazhi ne pamë edhe nja dy gazetarë nga Kosova që i sugjeronin Edi Ramës të ulej e të reflektonte.
Të hënën dhe të martën, më 29 dhe 30 qershor, por edhe në vitet që pasojnë, pjesëmarrja e kosovarëve në këtë rrugë zgjedhore ishte qesharakja, pra ishte sjellja prej palaçoje. Por, si t’i drejtohemi popullit ose qytetarëve të Shqipërisë e t’u themi që ajo që ndodhi natën e 28 qershorit në Shqipëri ka qenë trashëgimi e parave? Si t’u themi qytetarëve të Shqipërisë që kosovarët e natës së 28 qershorit të vitit 2009 nuk janë përfaqësues të mentaliteti kosovar e as të Kosovës? Si t’u themi qytetarëve të Shqipërisë se soji i mentalitetit të tillë na është imponuar tash e dhjetë vjet? Si t’u themi qytetarëve të Shqipërisë se ata kosovarët e natës së 28 qershorit të vitit 2009 na bënë horë edhe neve qytetarëve të Kosovës, përveçse e sollën në teh besueshmërinë dhe kredibilitetin e televizionit shumëvjeçar dhe të respektuar në Kosovë nga Shqipëria, “TV Klan”?
Tashti, a kanë fytyrë kosovarët të shkojnë në plazhin e Durrësit e të Vlorës ose edhe të pinë makiato diku tek ish-Blloku në Tiranë? Kanë, si nuk kanë? Dua të them, ne kosovarët jemi mësuar me njëri-tjetrin, madje edhe kur gënjejmë. Andaj, nuk e marrim njëri-tjetrin seriozisht. Por, gjasat janë që rruga Durrës-Morinë ta përshpejtojë njohjen mes një shqiptari nga Kosova dhe një shqiptari nga Shqipëria. Kështu, shqiptarët nga Shqipëria shumë shpejt do të mësohen me natyrën e shqiptarit nga Kosova. Sigurisht, në fillim këta nga Shqipëria do të shokohen, do të tranden, por me kalimin e kohës ata do të mësohen që shqiptarët e Kosovës janë ata, të cilët me pak pará janë në gjendje të bëjnë çmos. Ky është identiteti i kosovarit. Mirë, keq? Kush ka kohë të mendojë për këtë tash.