Dade: Të aplikohet për statusin në BE
16/01/2009 Partia Socialiste për MSA-në
Partia Socialiste këmbëngul në kërkesën e saj që Shqipëria të hedhë hapin e radhës në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian dhe të aplikojë për statusin e vendit kandidat. Njëkohësisht PS-ja tërhoqi vëmendjen e qeverisë për të realizuar të gjitha detyrimet që vijnë nga BE-ja. Kështu, duke përshëndetur ratifikimin e MSA-së Shqipëri–BE nga shteti fqinj, Greqia, sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare pranë PS-së, Arta Dade, i ka kërkuar qeverisë të aplikojë për statusin e vendit kandidat, një kërkesë që vjen nga PS-ja prej muajsh. Madje, ishte vetë kryetari i PS-së Edi Rama ai që pati deklaruar gatishmërinë e partisë që ai drejton për të kontribuar mbi këtë proces. Një qëndrim i tillë qe përshëndetur nga kryeministri, Sali Berisha. Ndërkohë gjatë një deklarate për shtyp, deputetja socialiste, Dade vuri në dukje faktin se “rruga e integrimit të Shqipërisë në BE vazhdon të mbetet e vështirë, aq më tepër kur qeveria duhet të përmbushë dy sfida organizimi i zgjedhjeve të lira si dhe lufta ndaj korrupsionit. Gjithashtu Dade ka risjellë në vëmendje se procesi i ratifikimit të MSA-së ende nuk është përmbyllur për sa kohe që vendet anëtare nuk kanë dorëzuar instrumentet e ratifikimit.