E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Presidenti Topi të thërrasë në tryezë partitë”

16/01/2009  LSI-ja kërkesë për statusin e vendit kandidat

Kreu i LSI-së Ilir Meta përshëndeti dje ratifikimin nga Parlamenti i greqisë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Gjatë një konference për shtyp Meta u shpreh se “ratifikimi i Greqisë, vendi i fundit anëtar i BE-së që ratifikon këtë marrëveshje, shënon gjithashtu hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje dhe tashmë Shqipëria hyn në një fazë cilësisht të re në marrëdhënien e saj me Bashkimin Evropian, fazë e cila hap mundësinë e aplikimit për statusin e vendit kandidat”. Por ndalur në këtë moment kreu i LSI-së vuri në dukje faktin se për të ndërmarrë një hap të tillë nevojitet një konsensus i gjerë mes të gjitha palëve. “Mendoj se për të paraqitur aplikimin për statusin e një vendi kandidat për Bashkimin Europian në radhë të parë duhet një konsensus shumë i gjerë politike brenda vendit, që sipas mendimit tim do të thotë një tryezë e thirrur nga Presidenti i Republikës me përfaqësuesit kryesorë të mazhorancës dhe të opozitës për të diskutuar këtë fazë të re ku hyjnë marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në dhe procedurat që duhet të ndiqen më tej. Pra, nuk duhet kthyer në një lojë politike, por duhet zgjeruar maksimalisht konsensusi politik për procedurat që do të ndiqen në të ardhmen”, - deklaroi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›