E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha PD nuk ka ndryshime ne qeveri dakord me ato te LSI Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha zbardhi dje ne detaje kerkesen e hershme qe sipas tij i ka bere zevendesi i tij Ministri i Jashtem Ilir Meta per tu larguar nga posti i kreut te diplomacise shqiptare. Si dhe pranoi menjehere propozimet e bera per ndryshimet ne kabinetin qeveritar. Por nga ana tjeter kreu i qeverise siguroi se nuk do te kete asnje ndryshim tjeter ne kabinetin e tij qeveritar per sa i perket Partise Demokratike pasi nuk ka asnje motiv sipas tij per te bere ndryshime te tjera. Sipas kryeministrit qeveria nuk ka asnje arsye per te bere ndryshime te tjera. Duke rrezuar keshtu zerat e shumte se shtatori do te sillte nje ere te re ndryshimesh ne kabinetin e kryeministrit Sali Berisha. Keto jane ndryshime qe i ndermerr nje force aleate per arsyet qe une u shpjegova. Partia Demokratike nuk ka as edhe nje motiv per te bere ndryshime pervec atyre qe propozon LSI tha Berisha. Per sa i perket propozimeve te LSI-se menjehere pas publikimit te lajmit se Levizja Socialiste per Integrim propozon ndryshime ne qeveri kryeministri jo vetem qe i pranoi ato por edhe dha disa argumente per largimin e Metes nga Minister i Jashtem dhe ate te Ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Une nuk kam nderhyre dhe as do te nderhyje ndonjehere ne propozimet per ndryshimet ne kabinetin qeveritar nga ana e aleateve. Nderhyrja e vetme qe do te beja do te ishte ne se do te me paraqiteshin ndonjehere kandidatura te papajtueshme me kriteret e njohura cka nuk ka ndodhur dhe ne kete kontekst une si kryetar i Partise Demokratike por edhe si kryeminister i vendit do te zbatoj me perpikmeri vendimin e forces aleate kryesore qe kam ne qeveri dhe qe eshte LSI theksoi Berisha. Sipas tij shume muaj me pare kreu i LSI-se Meta i ka shprehur shqetesimin e tij serioz se qenia Minister i Jashtem nuk i jepte atij mundesine qe te mbante lidhje te domosdoshme me strukturat dhe bazen e partise. Gjashte muaj me pare zoti Meta kishte shtruar kerkesen qe te konsiderohej largimi i tij nga detyra e Ministrit te Jashtem. Une i kerkova ne ate kohe zotit Meta qe meqenese axhenda e jashtme ishte jashtezakonisht e rendesishme dhe eshte e rendesishme te ndiqej axhenda dhe ne nje moment te caktuar te rikonsiderohej kjo kerkese rrefeu kryeministri. Ne kushtet aktuale sipas tij pas miratimit te rezolutes ne OKB per Kosoves dhe udhetimit te tij te suksesshem ne Ameriken Latine Meta i tha serish per largimin si nje kohe e pershtatshme dhe e domosdoshme per te.

Bashkepunim i shkelqyer me Meten dhe Priftin
Bashkepunim i shkelqyer me Ministrat e Levizjes Socialiste per Integrim dhe vleresimet me te mira per to. Kete vleresim beri dje kryeministri Sali Berisha pas propozimeve te aleateve te tij kyc ne qeveri LSI per kabinetin qeveritar. Une kam pasur bashkepunim te shkelqyer me secilin nga ministrat e LSI. Kjo eshte e verteta dhe kam vleresimin me pozitiv per kontributin e secilit prej tyre tha Berisha. Ne detaje ai shtoi se ne menyre te vecante kontribut te vyer ka dhene ne fushen e politikes se jashtme Ministri i Jashtem Ilir Meta. Por pergezimet per fushen e ekonomise nuk munguan as per Ministrin e liruar Dritan Prifti. Ju jeni deshmitare per veprimtarine shume te rendesishme te Ministrise se Jashtme gjate kesaj periudhe ne detyra me interes shume te madh per vendin. Ju garantoj se reformat ne fushen e ekonomise me zotin Prifti kane ecur me ritmet me te larta. Bashkepunimi im me zotin Prifti dhe ekipin e tij ka qene nje bashkepunim shume pozitiv dhe meriton mirenjohje te plote nga ana ime theksoi dje Berisha. Pa permendur kryeministri nuk la as Ministrin e Shendetesise Petrit Vasili. Sipas tij shume i mire eshte bashkepunimi edhe me Ministrin e Shendetesise ku se bashku jane marre reformat me te thella ne sistemin e shendetesise. Duke theksuar keto natyrisht eshte ne tagrin ne te drejten e seciles force politike ne koalicion me Partine Demokratike te perfaqesoje kompozimin e perfaqesimit te saj ne qeverine e vendit dhe ne administraten e vendit tha kryeministri menjehere pas ndryshimeve te propozuara ne qeveri nga Levizja Socialiste per Integrim.

Karriera e Haxhinastos
Edmond Haxhinasto mbaroi studimet ne Universitetin e Tiranes Fakulteti Histori Filologji ne vitin 1989. Ne vitin 1996 kreu studimet per Nivele Ekzekutive te Administrimit te Biznesit ne Slloveni. Ne vitin 2000 mbaroi studimet Master ne Politika Publike dhe Marredhenie Nderkombetare ne Shkollen Udrou Uillson ne Universitetin e Princtonit ShBA. Ai ka punuar ne pozicione te ndryshme ne administraten e larte shteterore midis te cilave Shef i Marredhenieve me Jashte me Parlamentin shqiptar Drejtues i departamentit te Koordinimit ne Kryeministri Keshilltar diplomatik i Kryeministrit i ngarkuar me Pune i Perhershem i Shqiperise ne Beograd shef kabineti ne Ministrine e Jashtme dhe se fundmi zv.minister i Puneve Publike dhe Transporteve.
Ne angazhimin e tij politik ne LSI Haxhinasto ka qene Sekretar per Marredheniet me Jashte Kryetar i KDK dhe zevendes-Kryetar I LSI-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›