Arjan Tartari Miku i Rames me kerkoi 20 per studimin dhe lejen e ndertimit

TIRANE- Prokuroria e Tiranes merr ne pyetje per rreth 5 ore me radhe biznesmenin Arjan Tartari i njohur dhe si bashkeshorti i deputetes Albana Vokshi. Zyra e Task-Forces prane organit te akuzes ka thirrur biznesmenin ne lidhje me akuzat e ndersjelleta per korrupsion mes dy kampeve politike te hedhura gjate muajve te fundit rreth lejeve te ndertimit ne zonen e Liqenit Artificial te Tiranes. Deputetja Albana Vokshi pati deklaruar se Dritan Avllai i njohur si Tan Lepuri dhe mik i Edi Rames kishte kerkuar para per kete leje ndertimi. Mesohet nga burime te brendshme ne prokurori se edhe biznesmeni aksioner i Vizion Construction Arjan Tartari ka deshmuar se miku i Edi Rames kreut te Partise Socialiste dhe kryetarit te bashkise se Tiranes kishte kerkuar 20 per qind per studimin dhe lejen e ndertimit per kompleksin rezidencial ne zonen e Liqenit Artificial. Tartari ka hyre ne prokurori rreth ores 1700 te pasdites i vetem ndersa ka dale rreth ores 2145 te mbremjes. Ne momentin e daljes pasi eshte ndare nga perfaqesuesit e akuzes Valentin preci dhe Ardian Braho ai ka lene institucionin pa dhene asnje deklarate zyrtare per mediat. Por mesohet se ashtu sikurse ortaku i tij Rrahman Selmanllari qe disa dite me pare deshmoi per 5 ore ne prokurori ne lidhje me kete ceshtje Tartari ka deklaruar se Tan Lepri kishte kerkuar 20 per qind te aksioneve duke u hequr si mik i Edi Rames. Prokuroria po shqyrton kete ceshtje ne lidhje me akuzat per korrupsion dhe abuzime me lejet e ndertimit. Si nje nder aksioneret kryesore te kompanise se ndertimit Vizion Construction Arjan Tartari eshte thirrur dje pasi me pare u pyeten edhe kater biznesmene te tjere. Vete deputetja demokrate Albana Vokshi dhe deputeti socialist Erion Brace u paraqiten disa dite me pare ne prokurori per te njohur hetuesit me faktet qe pretendojne. Prokuroria ka marre ne pyetje edhe dy biznesmene te cilet jane aksionere ne kompanine Vizion Construction shqiptaro-maqedonasin Ylber Cami dhe Kujtim Hasen ne cilesine e personit qe ka dijeni per kete ceshtje. Vokshi akuzoi Edi Ramen se i kerkuar 20 per qind burrit te saj nepermjet Tan Lepurit per ndertimet te Liqeni.