E Diel, 1 Nëntor 2026

Procedurat vendet ku nuk jepet legalizimi

Shtohen kriteret per te fituar te drejten e tapise. Jo legalizime ne zonat turistike ekonomike apo arkeologjike.

Marrja e tapise per nje ndertim pa leje tashme do te jete edhe me e veshtire. Qeveria shton kriteret kufizuese duke penguar legalizimin e ndertimeve pa leje prane zonave turistike ekonomike arkeologjike etj. ne baze te ndryshimeve te bera ne vendimin nr. 438 date 28.6.2006 te Keshillit te Ministrave Per percaktimin e kritereve te procedurave dhe dokumentacionit te zbatueshem per te kualifikuar objektet ne ndertim qe legalizohen ose jo edhe per ato ndertesa qe ka nisur legalizimi nderpritet ky proces nese nuk plotesohen kriteret e nenit 28 te ligjit per legalizimin e ndertimeve pa leje. Objekti i ndertuar pa leje ose shtesa e siperfaqes tej lejes se miratuar nuk kualifikohet per legalizim ose nese eshte kualifikuar legalizimi nderpritet ne cdo kohe perpara leshimit te lejes se legalizimit sipas nenit 28 te ligjit ne rast se legalizimi - thuhet ne ndryshimet e propozuara nga qeveria. Po ashtu parashikohet qe objekti nuk legalizohet kur shkel vijen e ndertimit ne rruget e kategorise se pare te dyte dhe te trete te parashikuar nga plani i pergjithshem rregullues studimet urbanistike apo projektet e vecanta per infrastrukturen rrugore te cdo niveli te miratuar deri ne daten e hyrjes ne fuqi te ligjit nr. 9482 date 3.4.2006 Per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje Vendimi baze nuk parashikonte kufizim te afati deri ne hyrjen ne fuqi te ligjit nr. 9482. Nderkohe ne objektet qe nuk fitojne te drejten e legalizimit pervec atyre qe jane ngritur brenda territorit te shkollave kopshteve spitaleve cerdheve qendrave shendetesore dhe te cdo institucioni tjeter publik shtohen dhe ato qe cenojne zbatimin e projekteve per zona turistike zona komerciale dhe rekreative zonat ekonomike parqe dhe impiante industriale per te cilat ka studime te miratuara ose ne proces. Ndalohet legalizimi i ndertimeve te zonave te cilesuara si turistike por tashme jo me sipas percaktimit te bere ne piken 3 te nenit 2 te ligjit nr. 9482 date 3.4.2006 Per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje por sipas percaktimit te bere ne nenet 64 65 e 66 te ligjit nr. 8405 date 17.9.1998 Per urbanistiken te ndryshuar dhe te pikes 39 te nenit 4 te ligjit nr. 9734 date 14.5.2007 Per turizmin te ndryshuar. Ne listen e ndertimeve qe nuk fitojne te drejten per tu legalizuar shtohen zonat me vlera arkeologjike muzeale e historike ose ne kufi me objektet apo strukturat ndertimore me vlera te vecanta sipas percaktimit te neneve 73 e 74 te ligjit nr. 8405 date 17.9.1998 Per urbanistiken te ndryshuar dhe te neneve 31 32 e 33 te ligjit nr. 9048 date 7.4.2003 Per trashegimine kulturore. Vendimi parashikon dhe procedura shtese per ato raste kur verehet se objekti ndodhet ne kushtet e trajtimit te vecante per shkak te vendndodhjes ne troje private te parashikuara nga plani i pergjithshem rregullues/studimet urbanistike te ndertimeve mbi 5 kate nga niveli zero. Pika shtese parashikon qe Kur objektet ndodhen ne kushtet e moskualifikimit per legalizim organet shteterore pergjegjese kane te drejte ti kerkojne ALUIZNI-t nderprerjen e legalizimit duke specifikuar dhe shkakun konkret sipas pikave 2 e 3 te ketij vendimi per te cilin ALUIZNI eshte i detyruar te nderprese procesin. Kerkeses duhet ti bashkelidhet detyrimisht dokumentacioni provues. ALUIZNI eshte i detyruar qe brenda 2 dy javeve nga data e depozitimit te kerkeses tu konfirmoje nderprerjen e procedurave organit shteteror pergjegjes dhe personit te interesuar per legalizimin e ndertimit pa leje. Ne rast se me kalimin e ketij afati ALUIZNI nuk ka konfirmuar ose ka refuzuar nderprerjen e legalizimit organi shteteror pergjegjes ka te drejte tlsquoi kerkoje Keshillit te Ministrave pezullimin e procedurave te legalizimit te objekteve pa leje. Keshilli i Ministrave vendos sipas afateve dhe procedures se percaktuar ne paragrafin e dyte te pikes 1 te nenit 13 te ligjit nr. 9482 date 3.4.2006 Per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje te ndryshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›