E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha PE votebesoi reformat dhe zgjedhjet e lira

Kryeministri pershendet vendimin Plotesuam kushtet. Vota e PE-se dite krenarie per shqiptaret.

Nje mbeshtetje per levizjen e lire te shqiptareve dhe votebesim ndaj reformave te thella te qeverise dhe zgjedhjeve te lira. Ne kete menyre e perkufizoi dje Kryeministri Sali Berisha voten e Parlamentit Evropian qe i hap rruge liberalizimit te vizave ne zonen Shengen. Per Kryeministrin e vendit ky vendim eshte edhe kurora me e ndritur e perpjekjeve per integrim evropian te kombit qe vetem pak dekada me pare ishte kombi me i izoluar i planetit. Ky eshte votebesimi me i fuqishem i PE-se per suksesin e reformave te thella e te gjithanshme te ndermarra nga qeveria shqiptare. Vendimi u be i mundur nga lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit. Organizuam zgjedhjet e lira dhe te ndershme - tha Berisha. Ai e cilesoi nje dite krenarie dhe dinjiteti per shqiptaret voten e Parlamentit Evropian per heqjen e vizave me Shqiperine. Nje vendim epokal qe sipas Kryeministrit Berisha u bazua ne meriten e reformave te qeverise per te permbushur kushtet e vena dhe ne zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme.

Ky vendim eshte votebesimi me i fuqishem me suprem i tempullit te demokracise evropiane ndaj suksesit te reformave te thella e te gjithanshme te ndermarra nga qeveria shqiptare. Ky votebesim historik u be i mundur nga lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe shnderrimi i Shqiperise ne nje nder vendet me te sigurta ne rajon e me gjere - deklaroi z. Berisha. Sipas tij ky vendim epokal u be i mundur nga lufta me zero tolerance ndaj korrupsionit. Vota e PE-se - shtoi Berisha - u be e mundur nga zgjedhjet e 28 qershorit respektimi i plote i te gjitha lirive politike dhe lirive te tjera ne kete vend. Z. Berisha shprehu mirenjohjen per te gjithe kontribuuesit ne kete proces institucionet nderkombetare por sigurisht administraten shqiptare. Per kreun e qeverise vendimi i PE-se pro liberalizimit te vizave me Shqiperine eshte po aq votebesim per reformat e ndermarra nga qeveria qe drejton. Pas ketij votimi eshte rritur ndjeshem optimizmi i qeverise shqiptare per vendimin qe do te ndermarre ne nentor Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se. Por Kryeministri ritheksoi se qeveria e tij e konsideron procesin pergjegjesi perpara vendeve te Unionit. Duke permendur reformat ne fushen e dokumenteve biometrike dhe per vendosjen e sistemeve te larta te sigurise ne pikat e kalimit kufitar Kryeministri Berisha beri falenderime jo vetem per qytetaret shqiptare por edhe per te gjithe institucionet evropiane te perfshire ne vleresimin e Shqiperise per heqjen e vizave dhe garantoi vendet anetare se Shqiperia do te beje gjithcka per te mos u krijuar shqetesim me azilkerkues pas heqjes se vizave. Natyrisht ky votebesim u be i mundur edhe nga fisnikeria ndjenjat miqesore dhe respekti per Shqiperine dhe shqiptaret i parlamentareve perfaqesues te vendeve anetare te BE-se. Ne kete kontekst parlamentaret evropiane shprehen sot respektin njerezine por dhe miqesine e tyre ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Ndaj dhe une sot ketu para jush dua ti shpreh mirenjohjen time me te thelle Komisionit Evropian per propozimin e tij per heqjen e vizave per Shqiperine Parlamentit Evropian qe me votimin e tij historik per shqiptaret mbeshteti sot kete propozim te Komisionit nje mirenjohje te vecante dua ti shpreh Kryetarit te Parlamentit Evropian kryetareve te grupeve parlamentare te Parlamentit Evropian raportueses per Shqiperine kryetarit dhe anetareve te nenkomisionit per Shqiperine ne Parlamentin Evropian te Komisionit te Jashtem dhe Komisionit te Lirive Civile miqve te shquar te Shqiperise dhe shqiptareve ne kete Parlament te gjithe deputeteve qe mbeshteten fuqishem me 538 vota propozimin ne seancen plenare per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare mirenjohjen me te thelle atyre dhe vendeve te tyre por edhe garancite me te medha e me te plota te qeverise shqiptare per trajtimin e te gjitha kushteve te udherrefyesit si nje proces per tu konsoliduar gjithnje e me shume si nje program te vertete dhe te vazhdueshem per qeverine dhe autoritetet shqiptare - u shpreh z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›