E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu Balles Per akuzat ndaj meje sqarohemi vecmas

Replikat Deputeti i PS-se Nese te djeg miza nen kesule sqaro qytetaret

Akuzat e socialisteve ndaj ministres se Integrimit Majlinda Bregu jane transferuar dje ne sallen e Kuvendit. Sfida e debatit parlamentar nga dyshja Ruci-Meta eshte pasuar nga nje tjeter dyshe Balla-Bregu. Sqarohemi vecmas i eshte drejtuar ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deputetit te Partise Socialiste Taulant Balla kur eshte pyetur nga ai ne sallen e Kuvendit nese ne kuader te bashkepunimeve per BE-ne perfshihet edhe rajoni i Pulias. Kaq ka mjaftuar per ti hedhur benzine debatit Bregu-Balla ku ky i fundit ka riperseritur akuzat per bashkepunimin e familjareve te qeveritareve me eksponente te mafies edhe ne sallen e Parlamentit. Shiko ti zonja ministre une nuk kam nevoje per takime vecmas sepse une tu drejtova institucionalisht si deputet. Nese ty te djeg ndonje mize nen kesule ben mire ti sqarosh qytetaret per te gjitha ato skandale te turpshme qe lidhen me ty dhe familjen tende per ato lidhje te tmerrshme kriminale te cilat poshterojne partneret tane europiane se si ka mundesi qe ministrja e Integrimit te Shqiperise del dhe mbron nje individ nder me te rrezikshmit ne aspektin kriminal te nje rajoni si ai i Pulias iu kthye deputeti Balla. Nga ana tjeter ministrja e Integrimit u fokusua te vendimi i PE-se per heqjen e vizave per shqiptaret. Me lejoni qe duke mos qene me larg se dy minuta nga ky emocion te cilin e kane perjetuar te gjithe qytetaret shqiptare per vendimin e marre nga PE mbi procesin e liberalizimit te vizave te uroj sinqerisht te gjithe koleget te gjithe ata qe kane kontribuar me te vertete dhe jo ata te cilet e kane penguar me te vertete kete proces te rendesishem per qytetaret shqiptare tha Bregu. Por socialistet nuk e lane me kaq duke vazhduar te njejtin ritem akuzash nepermjet deputetit Taulant Balla. Ndoshta ka ardhur momenti qe ky bashkepunim nder rajonal te vazhdoje dhe ne fushen e krimit te organizuar per te identifikuar ata bashkepunetore te rrezikshem te krimit qe kane ardhur dhe gjejne strehe e mbeshtetje ne Shqiperi. Eumlshte e patolerueshme qe nje mafioz italian vjen ne Shqiperi dhe krijon biznese dhe ekonomiste mban mbesen e Sali Berishes ndersa biznesin ia qarkullojne familjaret e ministres se Integrimit tha Balla. Pas fjales se deputetit Balla ministrja Bregu theksoi se do te shtoje ne Prokurorine e Tiranes edhe padine penale per deputetin Taulant Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›