Sterkaj Nje deputet mban ore 180 mije euro
Deputeti i Shkodres Paulin Sterkaj tregoi dje ne emisionin Top Story qe drejtohet nga gazetari Sokol Balla ne Top Channel prapaskenat e levizjeve politike te tij gjate viteve te fundit. Ish-deputeti i grupit parlamentar te PD-se theksoi se brenda partise ku ai qendronte nuk i merrej parasysh asnje ankese nga ato qe shtonte. Ai tregoi edhe episode personale pergjate kohes kur ai ishte deputet dhe ministrat e qeverise Berisha theksonin se ata do te donin ta ndihmonin per problemet e zones por drejtuesit e partite i sugjeronin qe te mos merreshin me problemet e deputeteve te thjeshte. Nga ana tjeter ankesa Sterkaj shfaqi edhe per Kryetaren e Parlamentit drejtuesen e deputeteve te Qarkut te Shkodres Jozefina Topallin. Eumlshte e pamundur qe ne si deputete te Qarkut te Shkodres te jemi mbledhur ndonjehere me Topallin ashtu sic ka ndodhur ne qarqet e tjera te vendit. Nuk kemi pasur mundesine te flasim per ceshtjet e ndarjes se pushtetit pas fitores se PD-se theksoi Sterkaj. Duke theksuar se ai do te afrohej prane grupit parlamentar te Partise Socialiste theksoi se kultura politike e PS-se ishte shume me e zhvilluar se ajo ne PD. Organizimi partiak dhe parlamentar i PD-se ndryshon nga organizimi ne PS. Ne PS dhe gruaja qe ruan deren eshte e lire te jape mendimin e saj thekson Sterkaj. Me pas ai thekson se ne Parlamentin shqiptar ka shume deputete qe nuk e tregojne te plote pasurine qe zoterojne prandaj dhe ai ne raportet zyrtare del i gjashti si me i pasuri ne liste. Ka deputete qe vetem ora u kushton 180 mije euro une kete lloj ore nuk e blej dot thekoi ai. Duke folur per vitin 2007 ku ai u nda nga grupi parlamentar i PS-se per te votuar si President Bamir Topin Sterkaj thekson se nuk eshte bere pishman sepse ne ato momente nuk mund te pranonte qe ne vend te kishte zgjedhje te parakohshme. Nuk jam bere pishman qe kam zgjedhur Presidentin Topi. Me kane bere oferta per tu bere edhe minister po ta votoja Topin por nuk e kam bere kete per perfitim por thjesht per te bere detyren si deputet ne sherbim te qytetareve te mi rrefeu Sterkaj mbremjen e djeshme.