Xhafa Sfidoj Berishen le mandatin nese verteton akuzat
Deputeti i Partise Socialiste Fatmir Xhafaj i akuzuar nga mazhoranca ka pranuar problemet me ligjin qe ka pasur vellai i tij 10 vjet me pare. Vellai im i vogel rreth 10 vjet me pare atehere kur ishte rreth te njezetave ende adoleshent emigrant ka pasur nje histori fatkeqe me ligjin. U gjend ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar dhe ne nje marredhenie rastesore me njerez te gabuar. Nje gabim nje faj per te cilin ai vuajti pasojat ligjore e shpirterore dhe fatkeqesisht vazhdon ta vuaje ende. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi negativ i vetem i tij perballe ligjit eshte rasti i vetem ne familjen dhe farefisin tim te gjere. Ishte nje fatkeqesi nje dhimbje e madhe per te gjithe ne tha Xhafaj. Pasi ka sqaruar te gjithe historine e pergojuar nga mazhoranca deputeti Xhafaj tha se i ben sfide te hapur Kryeministrit Berisha. Sali Berisha nuk mund te gjeje qofte edhe nje firme te vetme te hedhur nga une ne detyrat shteterore qe kam pasur per shkak te se ciles te kete perfituar dhjete qindarka nje meter katror apo cfaredolloj te mire tjeter materiale cilido nga familjaret dhe te afermit e mi. E risfidoj perseri sot publikisht Sali Berishen ne pushtet qe ne rast se gjen qofte dhe nje firme te tille une dorezoj mandatin e deputetit dhe largohem perfundimisht nga politika tha Xhafaj.