Berisha: PPE mbështet qendrimin tonë ndaj opozitës
Kryeministrat e Suedisë, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe mjaft vendeve te tjera anëtare të Bashkimit Europian, kanë shprehur mbështetje për qendrimin e qeverisë shqiptare ndaj kerkesave te opozites per zgjedhjet e 28 qershorit. Mbeshtetje kjo qe i eshte konfirmuar kryeministrit Berisha gjate kongresit te Partive Popullore Europiane te mbajtur ne Bon. Por jo vetem kaq! Kreu i qeverise tha se ne kete kongres ka gjetur mirekuptimin e liderve te vendeve te BE –se, kryetare te partive anetare te PPE –se, qe perben dhe spektrin politik me te madh ne Europe, per heqjen e vizave.
“Unë sigurisht shfrytëzova rastin, pasi tani po dal nga dreka me kryetarët e qeverive dhe të partive, ku takova gjerësisht kolegët e mi të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të Suedisë, Italisë, të Gjermanisë, të Francës, por mund të them të të gjitha vendeve. Në radhë të parë diskutova për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjeta mbështetje të plotë; një diskutim të veçantë pata kësaj radhe me presidentin e sapo zgjedhur të BE-së, Herman Van Rompuy, të cilin kam patur rastin ta njoh dhe të kem lidhje mjaft pozitive, ndofta dhe miqësore edhe para këtij takimi që zhvilluam, e njoha me të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Ai më premtoi se vitin e ardhshëm do të vizitojë Shqipërinë, sikundër kam marrë një premtim të prerë nga Kancelarja Merkel për të vizituar Shqipërinë. Në të gjitha bisedimet me kolegët e mi, natyrisht që kam trajtuar edhe kërkesën absurde të opozitës për të rinumëruar votat pas një vendimi gjykate, i cili e përjashton këtë mundësi. Kam gjetur mirëkuptim të plotë nga bashkëbiseduesit e mi për qëndrimin e qeverisë dhe qëndrimin tim ndaj kësaj kërkese, sikundër i njoha me ofertën që unë kam bërë për problematikën tjetër, në mënyrë që opozita të marrë vendin e saj në parlament.
Mendoj se ky kongres ishte një mundësi shumë e madhe për mua, qeverinë time, si për të promovuar reformat që kemi bërë, ashtu dhe për të kërkuar mbështetje, heqjen e vizave, që e kisha temë edhe mbrëmë për ju. Unë gjatë darkës takova shumicën e personaliteteve, dhe veçanërisht darkën ia përkushtuam vizave dhe biseduam si me komisionerët përgjegjës dhe të tjerë për problemin e vizave, ashtu edhe me kryeministrat. Pra them se ky ishte një kongres jashtëzakonisht i rëndësishëm për Partinë Popullore Evropiane, por po kaq i rëndësishëm edhe për Shqipërinë.”
Në këtë kongres, zyrtarët e lartë të vendeve anëtare të BE–së, kanë vlersëuar jo vetëm reformat, por edhe manifestimin e 8 dhjetorit në Tiranë, në përkujtim të ditës që shënoi fillimin e një epoke të re për Shqipërinë e Shqiptarët. Kryeministrin Berisha tha se jehona e kësaj feste ishte e pranishme gjerësisht në këtë kongres, ndërsa kritikoi qendrimin e opozitës.
“Më duhet të them se jehona botërore e festimit të 8 Dhjetorit në Tiranë ishte e pranishme gjerësisht në këtë kongres dhe janë të shumtë pjesëmarrësit e kongresit por edhe udhëheqësit kryesorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera, të cilët kishin ngelur jashtëzakonisht të entuziazmuar nga ajo shfaqje madhështore. Dhe unë, siç theksova në fjalim, u thashë miqve të mi se populli që ka vuajtur më shumë nga diktatura e egër komuniste, e festoi dhe i takonte ta festonte me madhështinë më të madhe; sikundër i njoha me qëndrimin e pakonceptueshëm të opozitës, e cila jo vetëm që nuk iu përgjigj ftesës time për të qenë e pranishme në këtë ngjarje të madhe për kombin, por bëri të kundërtën e denoncoi, duke e shpallur si antimiting apo e provokoi në mënyrat më të ulëta duke shpërndarë kryetari i bashkisë, plehrat nëpër rrugët e Tiranës, në prag të kësaj ngjarje.”
Në takimet me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, kryeministri Berisha vlerësoi veçanërisht atë me Presidentin e parë të Bashkimit Europian dhe tha se ka marrë garancinë e tij për të vizituar Shqipërinë vitin që vjen. Një tjetrë vizitë është konfirmuar nga kancelarja gjermane Merkel.
“Një diskutim të veçantë pata kësaj radhe me presidentin e sapo zgjedhur të BE-së, Herman Van Rompuy, të cilin kam patur rastin ta njoh dhe të kem lidhje mjaft pozitive, ndofta dhe miqësore edhe para këtij takimi që zhvilluam, e njoha me të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Ai më premtoi se vitin e ardhshëm do të vizitojë Shqipërinë, sikundër kam marrë një premtim të prerë nga Kancelarja Merkel për të vizituar Shqipërinë.”