Gul: Turqia përkrah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së Presidenti turk Abdullah Gul, ka rikonfimuar
mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë, në rrugën e integrimit europian, çka përbën një sfidë edhe prë vetë Turqinë. Në takimin që ai pati në Tiranë me Presidentin Bamir Topi, Gul tha se Shqipëria ka hyrë në një tjetër fazë të integrimit, që pas 16 nëntorit, me pranimin e statusit të vendit kandidat në BE.
Gul “Turqia e sheh Shqipërinë si një partner të fuqishëm në rajon. Ne mbështetëm fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe hapat që ka ndërmarrë vendi juaj për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Vendimi i 16 nëntorit është shumë i rëndësishmë për Shqipërinë. BE do ju kërkojë reforma dhe realizimi i tyre do të ndihmojë në fuqizimin e mëtejshëm të Shqipërisë.”
Duke theksuar ndihmën e Turqisë për kombin shqiptar, Presidenti Topi tha se përpara vendeve të rajonit mbetën dy angazhime madhore që kërkojnë njëkohësisht dhe dialog politik; aspirata europiane dhe integrimi në strukturat euroatlantike.
Topi “Është në interes të të gjitha vendeve të rajonit që t’i nënshtrohen një dialogu politik për një integrim sa më parë të tyre në NATO dhe BE. Kam falenderuar Presidentin Gyl në mënyrë të veçantë për ndihmën që ka dhënë Turqia në proceset integruese të Shqipërisë”
Gjatë takimit të dy krerët e shteteve dhe delegacionet përkatëse diskutuan në lidhje me një sërë projektesh me interes në fushën e sigurisë si dhe rritjen e shkëmbimeve të karakterit ekonomik. Projekti i gazsjellësit në mënyrë të veçantë dhe ai në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe telekomunkacioneve ishin pjesë e axhendës së bisedeimeve mes zotit Topi dhe zotit Gul. Gjithashtu u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi, mes Ministrive të Jashtme të dy vendeve. Presidenti Gul zhvilloi një vizitë edhe në Kolegjin Turk si dhe u takua me kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama.