E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestime ne flagrance per mbajtje te lendeve narkotike

Policia ka mundur te arrestoi dy persona ne flagrance pasi dispononin droge te llojit heroine. Operacioni eshte realizuar nga Specialistet e Seksionit Kunder Lendeve Narkotike ne Policine e Tirane. Te arrestuarit jane Llazaraq Pandi Ropi 59 vjec dhe Franc Llazaraq Ropi 36 vjec te dy banues ne Tirane. Arrestimi dhe kapja e tyre u realizua ne aksin rrugor Tirane - Elbasan prane Varrezave te Deshmoreve pasi iu gjeten ne cilesine e proves materiale 57.8 grame lende narkotike e llojit heroine. Nga hetimet e metejshme rezultoi se kete sasi lende e kishin blere tek shtetasi Albert Fevri Shkembi 47 vjec banues ne Korce. Ky i fundit eshte arrestuar disa ore me pas per vepren penale te Prodhimi dhe shitjes se lendeve narkotike.

Po nga Specialistet e Seksionit Kunder Lendeve Narkotike ne Policine e Tirane jane arrestuar po ne flagrance dy persona te tjere. Jurgen Alban Capi dhe Leonard Gezim Majli jane kapur me 41 grame lende narkotike e llojit Cannabis Sativva.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›