Arben Ahmetaj Me 18 shkurt paqesisht kunder kusarise

Ne nje deklarate te tij per shtyp deputeti i PS-se Arben Ahmetaj e ka cilesuar placckitje nga ana e Berishes privatizimin e objekteve shteterore te bere te ditur disa dite me pare. 1280 pasuri te shqiptareve ka vendosur te plackite Sali Berisha ne prag te largimit te tij. 1280 pasuri te shqiptareve qe vlejne qindra miliona euro ka vendosur te plackite kreu i regjimit te kusareve e matrapazeve ne vetem dy muaj tani qe e ndjen se regjimit te tij po i afron fundi.
Ai i ka ftuar qytetaret shqiptare qe ne 18 shkurt te jene te gjithe bashke per te demonstruar kunder regjimit te tij. Te premten ne 18 shkurt shqiptaret do te demonstrojne kunder ketij regjimi me bllok ne dore qe sot nuk qeveris me per shqiptaret por vetem per familjen dhe oborrin e Sali Berishes. Ne nje kohe qe mbi 500 mije shqiptare jetojne nen pragun e varferise dhe 1 milion te tjere jane te papune Sali Berisha ka vendosur ti varferoje ata dhe me tej duke plackitur pasurite e fundit publike qe i kane mbetur ketij populli.
Prandaj te premten ne 18 shkurt shqiptaret do te demonstrojne me vendosmeri per te ndalur doren e kusareve e matrapazeve qe sot sundojne kete vend. Nderkohe qe cmimet e ushqimeve energjise ujit barnave e sherbimeve shendetesore rriten ne menyre marramendese Sali Berisha vazhdon axhenden e tij te kusarise.
Ahmetaj e mbylli deklararaten e tij duke theksuar se me 18 shkurt shqiptaret do te demonstrojne paqesisht. Te premten ne 18 shkurt shqiptaret do te demonstrojne paqesisht dhe me vendosmeri kunder ketij regjimi qe ne emer te vjedhjes e plackitjes eshte i gatshem te marre jete shqiptaresh te pafajshem.