Berisha: PS bllokoi statusin per pazare Rozeta Rapushi
Kryeministri, Sali Berisha, fajesoi dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, si pergjegjesin e vetem per mos marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, si pasoje e mos votimit te tre ligjeve te vena kusht nga Komisioni Evropian. Gjate nje bashkebisedimi me maturante te gjimnazeve dhe shkollave te mesme perreth Tiranes, kreu i qeverise akuzoi se prej mungeses se votimit, Shqiperia dhe te rinjte kane humbur shanse per me shume investime, mundesi punesimi, etj. “Eshte e lehte te flasesh per Shqiperi Evropiane po te bllokosh integrimin Evropian. Nuk ka asgje me qesharake nese flet per Shqiperi Evropiane, voto ligjet. Ka nje domosdoshmeri votimi i ketyre ligjeve, u lane per pazare, por politika duhet te kete moral dhe jo pazare”, - u shpreh Berisha. Megjithate, sipas tij, bllokuesit e integrimit do te ndeshkohen per ate qe bene. “Tani thote qe do t’i votojme dhe ne jemi dakord qe neser ti votojme, por ama thote tani, pasi kaloi afati per te bere raportin e ri per Keshillin e Ministrave te Bashkimit Evropian dhe per t’iu njohur Shqiperise statusi. Kjo eshte e verteta. Megjithate zgjedhjet po vijne dhe une jam shume i sigurt, qe shqiptaret do te thone fjalen e tyre me voten e lire”, - u shpreh kryeministri. Ai permendi se qeveria qe drejton beri cdo gje per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian dhe ia doli qe reformat e realizuara te lejojne marrjen e statusit te vendit kandidat. “Komisioni Evropian, i cili mbikeqyr me hollesi te gjitha reformat qe ne bejme, mbikeqyr me hollesi zbatimin e ketyre reformave, nese keto reforma zbatohen dhe perfitojne qytetaret prej tyre. Komisioni i pa te gjitha keto dhe rekomandoi ne tetor se Shqiperia ka plotesuar kushtet, por deklaroi te votohen tre ligjet dhe kjo ishte nje prove shume qellimmire. Qellimi i saj ishte qe qeveria dhe opozita me votimin sebashku te ketyre tre ligjeve, t’ju deshmonin shqiptareve qellimin e tyre te perbashket per integrimin, por nderkohe opozita merrte kreditet e veta duke votuar keto tre ligje. Opozita ne vend qe ta perdorte kete per tu angazhuara ne nje miresi ndaj qytetareve, e perdori ne te kundert, nuk votoi tre ligjet dhe ato ligje jane ne parlament qe nga janari i vitit 2012, presin voten”, - sqaroi kreu i qeverise. Sipas tij, vetem per interesat me te ngushta dhe te paimagjinueshme, socialistet shtyne bllokimin e tyre. “Po ju them se marreveshja qe u arrit midis Kosoves dhe Serbise eshte nje marreveshje jashtezakonisht e rendesishme. Cfare deklaroi pala serbe qe firmosi dhe njohu integritetin e territorit te Kosoves. Pse e beri kete deklaroi kryeministri i Serbise? E beme kete tha ai, sepse zgjodhem rrugen Evropiane, per ndryshe ne ishim te bllokuar. Kurse ne qe nuk kemi asnje problem te tille, ne ne Shqiperi nuk votojme tre ligjet”, - krahasoi Berisha.
Nese do merrej statusi i vendit kandidat ne BE
Gjate nje bashkebisedimi me maturante te gjimnazeve dhe shkollave te mesme perreth Tiranes, kreu i qeverise, Sali Berisha ju pergjigj edhe interesit te tyre, se cfare do te perfitonin nese do te ishte marre statusi i vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Sipas tij, perfitimi eshte shume i madh po te ishin votuar ligjet. “Se pari do te trefishonte fondet e Komisionit Evropian per infrastrukturen ne Shqiperi, se dyti ju do te kishit te drejte te aplikonit ne te gjitha universitet e vendeve te Bashkimit Evropian dhe te punesoheshit per kohen qe studioni, se treti te gjithe emigrantet tane pasi ne jemi komb emigracioni eshte realiteti yne i hidhur, se nese vendet e tjera ish komuniste kur u rrezua sistem iu larguan nga veni 5-6 per qind e qytetareve, nga Shqiperi u larguan 28-30 per qind”, - argumentoi kryeministri duke fajesuar kreun e opozites per mos marrjen e statusit.
Tre ligjet per votim ne cdo seance
Ashtu sic eshte bere edhe praktike tashme, tre ligjet e integrimit do te jene serish ne rendin e dites ne seancen e neserme plenare. Pavaresisht qendrimit te vazhdueshem kunder te deputeteve socialiste, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nga tetori i vitit te kaluar, nuk i heq nga rendi i dites tre nismat, miratimi i te cilave do te mundesonte qe Shqiperia te merrte statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Per rrjedhoje, ato do te propozohen per votim edhe ne seancen e neserme plenare.