E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR merr anetaret e LSI-se ne komisione Rozeta Rapushi

Te gjithe anetaret e Levizjes Socialiste per Integrim (LSI) ne Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor, zevendesohen nga ata te Partise Republikane. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pranoi dje me kater vota pro dhe asnje kunder kerkesen e republikaneve qe si partia e dyte me e madhe e koalicionit qeverises pas daljes ne opozite te LSI, qe te kete te drejten e propozimit te komisionereve. Per rrjedhoje te 89 anetaret e LSI-se ne Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor, struktura e dyte per nga rendesia pas KQZ-se, u shkarkuan nga puna per t’u zevendesuar me ata te PR-se. Por nje kerkese e tille, e vleresuar legjitime edhe nga perfaqesuesi i LSI-se ne KQZ, Ylli Manjani, pritet te shkaktoje levizje te tjera, kete here ne kurriz te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut (PBDNJ), drejtuar nga Vangjel Dule. Manjani kerkoi qe e njejta gje te aplikohet edhe me LSI. Me konkretisht, duke qene se LSI, tashme eshte forca e dyte me e madhe ne opozite, duhet te kete te drejten e nje komisioneri, qe aktualisht jane perzgjedhur e te miratuar nga PBDNJ. “Nuk kam asnje kundershtim me Partine Republikane. Eshte nje e drejte e tyre, qe u takon me ligj qe te marrin komisioneret. Por te behet edhe zevendesimi i partise se duhur me partine e duhur sipas atyre kritereve qe jane aty dhe problemi eshte i zgjidhur”, - kerkoi Manjani, te zevendesoje komisioneret e PBDNJ me ata te LSI, por pa permendur emrin e partise, tashme aleate ne zgjedhje. Madje ai kerkoi qe nje gje e tille te shqyrtohej qe ne mbledhjen e djeshme, por pa rezultat pasi Kryetarja e Komisionit, Lefterije Leshi, tha qe kerkesa te behet me shkrim dhe me pas do te shqyrtohet. “Sot do ti referohemi kerkeses se PR-se dhe kerkesa e zotit Manjani do te ishte nje kerkese per nje rend dite tjeter, qofte dhe neser”, - sqaroi Lleshi. Te paprekura nga ndryshimi mbeten grupet e numerimit te votave, anetaret e te cilave i perkasin vetem partive qe kane te pakten 2 deputete ne Kuvend. Debate gjate mbledhjes u zhvilluan edhe me perfaqesuesit e partive politike ne KQZ. Qe ne fillim te mbledhjes, perfaqesuesi i PS-se ne KQZ-se, Genci Gjoncaj kerkoi heqjen nga rendi i dites te kerkeses se Partise Republikane per caktimin e saj si forca qe ka te drejte te paraqese propozime per anetar te KZAZ-ve, KQV-ve ne rang vendi dhe te marre pjese ne shortin per propozimin e anetarit te GNV-ve. Gjoncaj kerkoi qe shqyrtimi i kesaj kerkese te behet pas regjistrimit te koalicioneve zgjedhore, qe eshte dita e sotme. Por, kjo kerkese e tij nuk u pranua nga kryetarja e KQZ-se, Lefterije Lleshi, e cila tha se kjo ceshtje nuk ka lidhje me regjistrimin e koalicioneve. “Heqja e nje ceshtje nga rendi i dites behet vetem ne ato raste kur kemi probleme me materialet, por ne kerkesen e PS-se nuk ka shkak ligjor per ta hequr nga rendi i dites”, - u shpreh Lleshi.

LISTAT

Jo me shume se dhjete dite kohe u kane mbetur partive politike qe te dorezojne ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, listat e emrave te kandidateve per deputete. Ashtu sic percaktohet edhe ne Kodin Zgjedhor, emrat e kandidateve per deputete nga partite politike duhet te dorezohen 50 dite nga data e zgjedhjeve, cka perkon me te shtunen e 4 majit. Por, sipas Kodit Civil dhe Kodit Zgjedhor, ne rastet e diteve te pushimit zyrtar, ky afat shtyhet per te henen 6 majit.

KOALICIONET, REGJISTRIMI SOT DERI NE 18:00

Brenda dites se sotme, ora 18:00, partite politike duhet te regjistrojne koalicionet e tyre me te cilat do te garojne ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Bazuar ne Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pret deri pasdite ne afatin e caktuar depozitimin e kerkesave per regjistrimin e koalicioneve nga forcat politike. Deri me sot, dy partite e medha politike ajo Demokratike dhe ajo Socialiste, kane deklaruar formimin e koalicioneve te tyre, qe pritet te dorezohen tashme ne KQZ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›