E Diel, 1 Nëntor 2026

Tabaku: "Ulja e taksave, erdhen 5200 biznese te reja" Sonila Isaku

Ulja e taksave dhe tarifave vendore ka bere qe ne kryeqytet te rritet numri i bizneseve te reja te cilat jane hapur brenda vitit ne vazhdim. Ky fakt eshte bere i ditur nga nenkryetarja e bashkise, Jorida Tabaku dhe kryetari i minibashkise nr.8 te cilet jane takuar me biznese te vogla te zones se rruges "Ferit Xhajko". Tabaku tha se reduktimi i taksave te bashkise dhe i tarifave, ka sjelle nje rritje te numrit te bizneseve te reja. "Keto politika fiskale bene te mundur qe vitin e fundit te hapeshin 5200 biznese te reja, por kjo nuk do te thote qe ne nuk jemi te hapur per permiresime. Une falenderoj bizneset ne kete zone, qe u treguan te hapur per te bashkepunuar me ne, por njekohesisht dhe strukturat e tatimeve, qe sic e vute re kane nje sjellje korrekte me bizneset dhe jane ne ndihme dhe ne sherbim te tyre", eshte shprehur Tabaku. Sipas saj, sistemi i taksave i ngritur tashme tregon edhe njehere per efikasitetin qe kane strukturat e bashkise dhe ato te tatimeve. "Sigurisht qe ne jemi ketu per te diskutuar se si mund te permiresojme sherbimet tona, si mundet qe bashkia te ofroje sherbimet e saj nga njera ane, por nga ana tjeter edhe biznesi te vleresohet dhe te paguaje ate takse qe i takon" patheksuar Tabaku ndersa nuk ka harruar te theksoje edhe faktin e eliminimit te 60 taksave. Nga ana tjeter eshte theksuar edhe premtimi i fushates elektorale te Bashes i cili ka te beje me permiresimin e klimes te te berit biznes ne kryeqytet dhe kjo tashme eshte realizuar me shtimin e ketyre 5200 bizneseve. Nga ana tjeter, tregtaret kane theksuar se kete vit eshte bere e mundur pergjysmimi i taksave dhe tarifave. "Kjo ka bere qe ne te jemi te kenaqur me punen, por edhe te jemi korrekt ne shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit. Dua te shtoje, se nje rol te rendesishem ka luajtur edhe komunikimi me Drejtorine e Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore, te cilet kane qene kurdohere prane nesh dhe kemi gjetur mbeshtetjen dhe perkrahjen e tyre", - kane pohuar tregtaret. Sipas tyre, ato para vitit 2011 ishin teper te larta dhe nje pjese e mire e tyre nuk kishin mundesi ti paguanin, ndersa sot barra fiskale eshte ulur dhe pagesa ne vit eshte 80 mije leke.

Tregtaret: Nuk besojme tek ata qe premtojne taksa zero

Tregtaret e kryeqytetit shprehen skeptike persa i perket taksave zero qe po premtohen aktualisht nga Partia Socialiste. Sipas tyre, kjo eshte dicka e pamundur per nje vend demokratik. "Nuk i besoj askujt qe thote per takse zero. Aktualisht pushteti vendor na ka bere shume lehtesira, pagesat jane minimale per t'u paguar. Jam pro pageses se taksave, pro taksave te pas 2011-es dhe jo atyre taksave te larta qe ishin ne kohen e Rames. Sot tarifa qe paguaje ne dite eshte afersisht 3000 leke (te vjetra), tarife qe ne e paguajme, por na kthehet ne sherbime" jane shprehur qytetaret gjate dites se djeshme gjate takimit me perfaqesues te larte te Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›