Berisha: PS, jo bojkot ligjeve per inatin tim Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha e quajti te paprecedent ne 20 vite demokraci, qendrimin e opozites per te mos votuar asnje projektligj ne Kuvend. Duke kritikuar ashper vendimin me te fundit te grupit socialist, kreu i qeverise tha dje nga foltorja e Kuvendit, se nuk ka ndodhur kurre, qe opozita te deklaroje qendrime te tilla. “Po ju jeni ligjvenes. Mes jush ka ish kryeministra dhe ministra, si ka mundesi te deklaroni se nuk do te votoni asnje nisme. Urdheroni te diskutojme dhe te votojme bashke cdo ligj dhe nisme ligjore qe kerkon shumice te cilesuar te votave”, tha kryeministri. Edhe nje here ai perseriti ftesen ndaj opozites per te vazhduar traditen e mire te bashkepunimit, ndersa vuri ne dukje se vendimi i marre, e nxjerr jashte funksionit per te cilen eshte votuar opozita. “Eshte normale te flasesh per korrupsionin, por eshte po ashtu normale qe te votosh ligje ne lufte kunder ketij fenomeni. Eshte normale qe te flasesh per probleme ekonomike dhe sociale, por eshte po aq normale qe te votohen edhe ligje per to”, vijoi Berisha, duke i thene opozites se “per inat te mullixhiut nuk mund te mos votoni ligjet”. Sipas tij, meraku i vetem i se majtes ne opozite, eshte ai ne postin e kreut te qeverise dhe jo shumica. “Hajdeni te bashkepunojme, degjojeni ftesen time te sinqerte”, tha kryeministri. Ne pergjigje te akuzave te kryetarit te grupit socialist, Gramoz Ruci dhe qendrimit ne bllok te opozites, Berisha, tha se ndryshe nga pretendimet e tyre, ai mori me vone nje pushtet qe i ishte marre dikur me dhune. “Une u perkas politikaneve te pakte jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Evrope, qe ia moren pushtetin me dhune dhe ua mori me vote. Ju erdhet me dhune dhe ne ju perzume me vote”, reagoi Berisha. Ai ju beri te qarte socialisteve se do te respektoje cdo vendim qe marrin, qofshin edhe keto te fundit, ndonese i cilesoi si te paprecedente. Kjo per shkakun e vetem se Kryeministri u shpreh se nuk do te harxhoje as edhe nje sekonde kohe apo as nje gram energji, per t’i imponuar opozites te kunderten. “Mos e mendoni se do te harxhoj qofte edhe nje sekonde kohe me ju. Ne vend qe te ishit ju qe te propozonit ndryshime ne rregulloren e Kuvendit, per te realizuar votim te hapur si ne cdo vend tjeter evropian dhe senati Amerikan. Imagjinoni ju sikur une te isha President, do te vinit duart ne koke se do te kisha te drejten e emerimit te gjyqtareve”, theksoi Berisha duke qeshur si dhe duke shtuar se nuk e ka aspak ndermend te jete President dhe eshte i vendosur te mos jete ne kete post.
Reagimi
Kryeministri Sali Berisha e cilesoi dje te paprecedent, qendrimin e opozites per te mos votuar as edhe nje projektligj ne Kuvend, pa u bere me pare transparenca zgjedhore. Sipas tij ne 20 vite, nuk ka ndodhur nje qendrim i tille.