E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Statusi dhe kufijte e Kosoves, ceshtje e mbyllur

Diplomacia shqiptare eshte pozicionuar qarte dje kunder cdo deklarate apo varianti, qofte edhe jo zyrtar per ndarjen e Kosoves. Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtem, Ilir Meta ka mbajtur nje qendrim kategorik kunder hipotezave te tilla. Ne nje prononcim per mediat, Meta u shpreh se Shqiperia mbeshtet pavaresine e Kosoves dhe integritetin e saj territorial. “Dua te rikonfirmoj se Shqiperia mbeshtet fuqishem shtetin e pavarur e sovran te Kosoves dhe integritetin e tij territorial. Statusi i Kosoves dhe kufijte e saj jane ceshtje te mbyllura perfundimisht dhe te pakthyeshme’, u shpreh kreu i diplomacise shqiptare. Idete e hedhura ne mediat rajonale dhe nderkombetare kane te bejne me shkembimin e territoreve mes Kosoves dhe Serbise, ne zonat ku ka minoritete te dy shteteve. Por nje nisme e tille, edhe pse ne nivele jo zyrtare, eshte e papranueshme per Shqiperine dhe shume vende te tjera te rajonit. “Idete per ndarje te Kosoves apo shkembim territoresh perbejne nje rrezik serioz per paqen, sigurine dhe stabilitetin, jo vetem ne Kosove, por ne tere rajonin tone e me gjere”, tha Meta. Ne kete menyre qeveria shqiptare ka dhene nje pergjigje zyrtare duke sanksionuar se ide te tilla nuk do te merren ne konsiderate per tu diskutuar me tej. Kreu i diplomacise shqiptare u shpreh se rajoni ka hyre ne nje faze te re qe ka te beje me integrimin e perbashket ne BE. Ky proces gjitheperfshires ne rajon, ka si kriter dhe respektimin e kufijve ekzistues. “Shpreh bindjen se rruga per realizimin e aspirates sone te perbashket evropiane dhe euroatlantike kalon vetem permes respektimit te plote te kufijve ekzistues, teresise territoriale te njeri-tjetrit, si dhe permes forcimit te bashkepunimit rajonal”, u shpreh Meta dje per mediat. Nga ana tjeter edhe qeveria e Kosoves ka reaguar ne menyre te menjehershme per kete ceshtje duke e cilesuar si jo serioze dhe jashte realitetit te krijuar ne rajon. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci u beri dje apel deputeteve te Kuvendit te Kosoves qe ta injorojne idene per shkembim territoresh. “Per sa i perket nje opinioni te prezantuar diteve te fundit ne media, dua te theksoj se ne asnje rrethane nuk do te tolerohet shkembimi i territoreve, as si ide. Kosova e ka territorin e vete dhe ju ftoj qe ta injoroni ne ekstrem kete ceshtje, sepse nuk e ka ngritur askush, por eshte nje spekulim medial", ka thene Thaci. Ideja per shkembim territoresh eshte hedhur fillimit nga te ashtuquajtur ekspert te ceshtjeve rajonale, nderkohe qe zyrtare te Beogradit kane deklaruar se nuk e kane kerkuar dicka te tille.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›