Opozita braktisi seancen, Ruci: Nuk votojme asnje ligj Rozeta Rapushi
Partia Socialiste e beri te qarte dje ne Kuvend, qendrimin e saj per vendosjen e marredhenieve te kushtezuara me kete institucion, pra per te mos votuar me per asnje ligj, qofshin ato ligje qe kerkojne shumice te thjeshte, apo qe kerkojne shumice te cilesuar. Ne emer te deputeteve te opozites, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, tha nga foltorja e Parlamentit se socialistet nuk do te votojne asnje projektligj, deri sa mazhoranca te lejoje transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. “Ky eshte vetem hapi i pare i qendrimit tone. Hapa te tjere do te vijne ne te ardhmen. Mos mendoni kurre se do te dorezohemi. Do te na keni perballe brenda dhe jashte Parlamentit. Nese mendoni se do te lodhemi, harrojeni”, theksoi Ruci, duke ftuar deputetet socialiste ne bojkot, ne momentin e votimit te projektligjeve te rendit te dites. “Zoti Ruci, ju ftojme te merrni pjese ne mitingun e sotem per 20 vjetorin e renies se murit te Berlinit ne Shqiperi”, ironizoi gjate momentit te braktisjes se salles nga socialistet, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nderkohe qe ne replikat me kryeministrin Sali Berisha ne seance plenare, kreu i grupit socialist Ruci, tha se shqiptaret, po ikin nga vendi i tyre per shkak te kushteve te renda, ekonomike, sociale dhe te demokracise. Sipas tij, ne se 20 vite me pare nga Shqiperia u larguan 5000 veta, sot numerohen nje milione shqiptare emigrante. Shifer per te cilen sipas Rucit, duhet ta mbaje koken ulur e tere politika. “Ata njerez 20 vite me pare, u ngriten qe pushteti ne ditet e sotme, te merrej me vote dhe te mbahej me pune. Ti si kryeminister duhet t’u japesh pergjigje shqiptareve nese e ke marre pushtetin me votat e lira dhe po e mban me pune. Por pergjigjja e kesaj pyetjeje eshte negative dhe ndaj opozita dhe shqiptaret te akuzojne per vjedhjen e votave”, tha Ruci. Ai i kerkoi kryeministrit ne salle, qe te mos krijoje pseudo-festa, por te ulet me opoziten dhe te diskutojne per t’i dhene nje zgjidhje krizes politike, ekonomike dhe transparences. Kreu u grupit te majte, e akuzoi Berishen si sundues qe kerkon te kontrolloje cdo institucion te pavarur ne vend si Sherbimi Informativ i Shtetit, Kontrollin e Larte te Shtetit, Prokurorine e Pergjithshme etj. Ruci vijoi akuzat, se Berisha me cdo menyre po kerkon te pengoje edhe bllokoje edhe sistemin e drejtesise ne vend me projekti qe shkelin Kushtetuten. “Ndaj edhe une ju ftoj qe te uleni te bashkepunojme te zgjidhim krizen nje vjecare politike ne vend dhe te realizojme reformat e nevojshme per vendin”, ftoi Ruci.
1 Milione Shqiptare, kane emigruar sipas kryetarit te grupit socialist, Gramoz Ruci, per shkak te situates se renduar ne vend nder vite. Ai i kerkoi kryeministrit te beje transparencen e zgjedhjeve per te treguar nese e ka marre pushtetin me vote apo jo.
Bojkoti
Me nisjen e procesit te votimit ne Kuvend, deputetet socialiste braktisen menjehere sallen. Ashtu sic premtuan nje dite me pare, ata nuk votuan asnje projektligj te rendit te dites se seances se djeshme plenare.